filmov
tv
Top Channel/ Nga Anglia, gruaja e Biden dërgon një mesazh të fortë me veshjen!
Показать описание
Pas cdo burri të madh thonë, qëndron një grua e madhe. Dhe Jill Biden mund të jetë e tillë vërtet. Ajo dërgoi një mesazh të fortë nga Anglia me veshjen e saj, të paktën u interpretua në mediat e huaja, sipas të cilave fjala “Love” – “Dashuri” që shkruhej në pjesën e pasme të xhaketës së Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, i nënkuptonte të gjitha. “Ne sjellim dashuri nga Amerika”, u tha Jill gazetarëve, duke shpjeguar se përse e zgjodhi këtë veshje në takimin me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe bashkëshorten e tij, Carrie. Melania Trump përpara saj pati tërhequr vëmendjen me xhaketën ushtarake, që mbante në kurriz mbishkrimin : “ Mua vërtet që nuk më intereson, po juve”? Këtë xhaketë, Melania e veshi pikërisht në kohën qe po vizitonte një qendër emigrantësh në Teksas, kur sapo kishte shpërthyer skandali i ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre në kufi. Zonjat e Para nuk e kanë të lehtë rolin e tyre: ato duhet të shfaqen mbështesëse për bashkëshortin, por me masë e duhet të jenë aktive, ama jo më shumë se c`duhet, ndërsa zgjedhjet që bëjnë në lidhje me modën apo edhe shprehet e fytyrës, përfundojnë në cdo rast në lupën e kujdesshme të medias.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#JillBiden#JoeBiden#TopChannel

Комментарии