'Jam nënë e braktisur', Kristina e përlotur përqafon Gjebrean/E bija refuzon të bëjë të njëjtën gjë

preview_player
Показать описание
Seanca e radhës në “Shihemi në Gjyq” nisi tërësisht ndryshe. Kristina përballet në “Shihemi në Gjyq” me vajzën e saj, por në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo nuk zbulon shumë gjëra.

“Jam një nënë e vetme. Kam 3 fëmijë.bashkëshorti më ka vdekur. Pas vdekjes së bashkëshortit më ka ndodhur një problem shumë i madh”.

Pasi hyn në studio, Kristina e përlotur i bën një kërkesë të veçantë Ardit Gjebreas që e çel seancën me një përqafim mes tyre.

Kristina: Përpara se të ulem në këtë karrige, unë dua të flas dy fjalë për ju zoti Ardit.
Ardit Gjebrea: Për mua?
Kristina: Po.
Ardit Gjebrea: Pse?
Kristina: Kam dëgjuar që kur flet për nënën, ti qan. Kurse unë jam një nënë e braktisur.
Ardit Gjebrea: Një nënë e braktisur.
Kristina: Mundem?
Ardit Gjebrea: Po më vika shumë keq. Më lër të të përqafoj pak.
Kristina: Faleminderit!

Pasi në studio bashkohet edhe Ilirjana, vajza e Kristinës, kjo e fundit i kërkon me ngulm një përqafim por vajza refuzon kategorikisht.

Kristina: Hajde të të përqafoj moj bijë!
Ilirjana: Jo!
Ardit Gjebrea: E përqafova unë dhe nuk e përqafon ti?
Ilirjana: Jo, jo.
Kristina: Kam një vit e gjysmë që nuk të kam parë. Të lutem!
Ilirjana: T’i lëmë komeditë.
Kristina: Të lutem, hajde të të përqafoj. Më ka marrë malli moj!
Ilirjana: Nuk mundem, nuk mundem. Për kapriçot e tua kam ardhur nga ana e anës me 100 halle, me 100 probleme.
Kristina: Çfarëdo halli që të kesh, jam nënë!
Ilirjana: Komeditë t’i lëmë!

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
#kristina #ilirjana #nene #bije #borxh #para #shtepi #konflikt

Рекомендации по теме