“Mos e trash zerin, ti nuk e di nga jam”, debate te ashpra mes Sander Lleshajt dhe Myslym Murrizit

preview_player
Показать описание
Parlamenti u përfshi nga debate të ashpra mes deputetit Myslym Murrizi dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ka qenë Murrizi ai që i tha ministrit Lleshaj mos të bëjë shoë me deputetët dhe policinë.

Ministri i Brendshëm u kundërpërgjigj duke shkaktuar akoma më shumë debate me deputetin Murrizi.

Myslym Murrizi: Tre ministra në 30 vite, z.Lleshaj, kanë tentuar të bëjnë paradë dhe shoë me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht. Njëri që kërkonte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte videoklip duke gjëmuar makinën e ministres Kodheli se gjoja nuk kishte rryp shoqëruesi, dhe akti i turpshëm juaj, i Ministrisë apo i drejtorit tuaj të policisë, shoferit dhe taksistit të Balilit, ishte ndëshkimi në derë të Kuvendit dhe prurja e policisë si në kohë të monizmit, të 2-3 deputetëve për të dërdëllisur para qytetarëve që ju që nuk pyesni për deputetët nuk ju bie mendja për qytetarët. Jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti, si ai shoferi i Eskobarit.

Sandër Lleshaj: Unë krahasohem vetëm me veten time dhe nuk besoj që mund të më bëni krahasime me asnjë njeri. S’e keni as atë tagër. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari.

Myslym Murrizi debaton nga vendi.

Sandër Lleshaj: Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harrojë që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimide ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askushi.

Myslym Murrizi debaton nga vendi.

Sandër Lleshaj: Mos u përpiq të trashësh zërin sepse e ke organikisht të pamundur ta trashësh, sidomos me mua. Ti s’e di se nga jam unë more!

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

shihe si i thote: polic ke qene dhe polic ke mbet.... mnjefjale s´je fyerje per policet

nurthenur
Автор

Ndër poltikanët më të sinqertë dhe me dinjitet

martevladi
Автор

Polic.. Ahahahahahah.... 👍👍👍👍👍👍👍👍 E papame

lorenztusha
Автор

Muriz DER KATUNAR I OH QAZIM OH QAZIM PUNA JOTE AFERIM GAMOR KE QEHN E GAMOR JE. IDJOT SKE FTYRE TE OFENDOSH LLESHIN. AI POLICIN NUK PO OFENDON. PO KA QEN POLICIS FINANCIAR. BRAVO LLESHI 👍👍👍👍👌👌👌👍👌👍👌

elaela-kyqg
Автор

Sandër Lleshaj një politikan i pregaditur dhe me kulturë

martevladi
Автор

Per Lleshaj nuk kam simpati, por Murrizi është bere shume arrogant dhe agresiv në çdo retorikë dhe shfaqje televizive. I ndyre!

freudvibes
Автор

Kush e ka ven ate minister mjer shqiperia ke ka drejtusa

elenitare
Автор

Dy palaço duke u përpjekur të provojnë se cili nga ata është më shërbëtor i rilindjes

etlandbicprendi