Vritet me kallashnikov teksa pinte kafe tregtari në Lushnje, autorët largohen me makinë

preview_player
Показать описание
LUSHNJE– Dy vite pas vrasjes së Zamir Latifit, i njohuri si anëtar i bandës së Aldo Bares, ekzekutohet në mes të qytetit të Lushnjes, daja i tij, Besmir Hida. Hida, një tregtar makinash në Lushnjë u vra këtë mëngjes rreth orës 08:00, në një lokal në lagjen ‘Skënder Libohova’.

Ngjarja e rëndë është parë nga persona të shumtë që ndodheshin në të njëjtin lokal për të pirë kafenë e mëngjesit. Menjëherë pas krimit autorët janë larguar me një automjet në drejtim të paditur.

Ende nuk dihen motivet që mund të kenë çuar në ekzekutimin e 35-vjeçarit, ndërkohë që pista e parë që po hetohet është konkurenca, pasi viktima ishte tregtar makinash.

Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur në makinën e tregtarit, të llojit “Volvo”, 200 gramë tritol. Nga kjo ngjarje nuk pati viktima por vetëm dëme të mëdha materiale, pasi shpërthimi i lëndës plasëse theu edhe xhamat e bizneseve përreth. Edhe në atë kohë, dyshimet ranë mbi konkurrencën në biznes duke përjashtuar mundësinë e një atentati.
Рекомендации по теме