Top News - ’20 shishe vodka e letra të ëmbla’ nga Putini / Berluskoni: ‘Dhuratë për ditëlindje’

preview_player
Показать описание
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar sërish vëmendje, pas deklaratave se ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin. Agjencia italiane e lajmeve, LaPresse, ka publikuar një regjistrim audio, që duket se është bërë në mënyrë sekrete, ku dëgjohet Berluskoni ndërsa bisedon me anëtarë të partisë së tij, Forza Italia. Në regjistrim, Berlusconi thotë se Vladimir Putin është në mesin e “pesë shokëve të vërtetë” të tij. “Kam rikthyer kontaktet me presidentin Putin”, ka thënë ai, duke treguar më pas se si shefi i Kremlinit i kishte dërguar atij “20 shishe me vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, për ditëlindje.
Berlusconi thotë në regjistrim edhe se ai i kishte dërguar më pas Putinit shishe me verë italiane dhe një letër “po ashtu të ëmbël”.
Berlusconi mbushi 86 vjec më 29 shtator, pasi koalicioni i krahut të djathtë, ku përfshihet edhe partia e tij, Forza Italia, fitoi zgjedhjet e përgjithshme. Bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, pas publikimit të regjistrimit, i hodhën poshtë komentet duke thënë se ato ishin ‘rrëfime të vjetra’. Por në një pjesë të regjistrimit Berluskoni thotë se Perëndimi është në luftë me Rusinë, sepse po i jep “Ukrainës, para dhe armë”. “Personalisht nuk mund të shpreh mendimin tim për këtë gjë, sepse nëse do ta merrnin vesh mediat, do të bëhej katastrofë, mirëpo unë jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar”, ka shtuar ai. Mbrëmjen e së martës, Forza Italia u detyrua të reagojë duke thënë se pozicioni i Berlusconit ndaj Ukrainës është në një linjë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Photo By: Reuters

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Putin#Berlusconi
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Berluskoni ashte njeriu ma i pabes qe ka njohur njerzimi

bardhirrubik