Dash Shehi: Belind Këlliçit i bëra nder në zgjedhje, se mund të isha dhe kandidat

preview_player
Показать описание
Kryetari i LZHK Dashamir Shehi thotë se kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçit, i ka bërë nder në zgjedhjet vendore të 14 Majit pasi mund të dilte edhe si kandidat i pavarur dhe të merrte një numër të caktuar votash.

Këtë deklaratë, Shehi e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan pasi iu përgjigj pyetjes së gazetares Ambrozia Meta përse nuk ka dalë në fushatë me Këlliçin për ta mbështetur.

Gazetarja Ambrozia Meta: Kam vënë re një lloj dembelizmi nga ana e disa deputetëve ose figurave të Partisë Demokratike për t’u angazhuar në këtë fushatë. Unë e mbaj mend që në vitin 2017, Lulzim Basha e ka lënë jashtë liste Belind Këlliçin për të futur në Tiranë në lista të sigurta z.Shehi dhe pjesën tjetër të aleatëve. Z.Shehi pse nuk keni mbështetur Belind Këlliçin, pse nuk keni dalë në një takim me të në fushatë? Pse e latë atë kandidat ju dhe deputetë të tjerë të dukej sikur ishte kandidat i pavarur për kryeqytetin?

Dashamir Shehi: Unë z.Këlliçi i kam bërë nderin më të madh që mund të bëhet se mund të isha unë aty edhe të jeni i sigurt që ato votat e Qorrit do ishin shumë më të mëdha.

Gazetarja Ambrozia Meta: 5000 vota keni marrë në zgjedhjet e.... Me aq nuk fitohet Bashkia e Tiranës.

Dashamir Shehi: Po atëherë pse më kërkoni ju që të dal unë në fushatë kur qenkam unë i pavlefshëm? Unë nuk kam dalë për z.Këlliçi se në Tiranë ka pasur 2-3 kandidatë dhe ne linjën tonë politike e kemi bërë të qartë me kohë. Ne do hyjmë të gjithë si hark opozitar kundër Edi Ramës, kundër PS. Aty ku ka një kandidat te vetëm siç është në Durrës, Shkodër, Mirditë, kam shkuar kam bërë edhe fushatë për aq sa mund të bëj unë. Atje ku kanë qenë 2 kandidat nuk kam dalë për të bërë fushatë për të qenë të drejtë me të dyja palët sepse unë nuk kam ndonjë pozicion të privilegjuar për partinë e Foltores në raport me partinë tjetër. Më të ndershme se kaq, a ka që ta thuash? Unë vetëm këtu kam bërë gjithë ato elozhet e mia për z.Këlliçi, i kam dhënë dhe mendtë e mia.

#opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po rri moj vajz mos u merr me zotin Shehu asht profesor politike po se kan lan, s ja kan friken

kontesha
Автор

Dhe ju a kendoi tallavane Edi mire jua beri populli cdeshe more dash

valentinacara