Top News - ‘Krisja me Serbinë, fatale për Ballkanin’/Rama për bazën ushtarake dhe negociatat me BE

preview_player
Показать описание
Tetë vite në pritje për një dritë jeshile nga Bashkimi Europian, duket se për Shqipërinë po afron dita e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama u shpreh optimist teksa nënvizoi mbështetjen e presidentit francez Emanuel Macron.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shkupi dhe Tirana zyrtare i kanë përmbushur detyrat ndaj tashmë topi është në fushën e unionit europian.

Kam qenë në kontakt me presidentin e Francës i cili për hir të vërtetës meriton një mirënjohje të posaçme dhe falënderim se ka ndjekur 48 orë pa pushim, pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe, këtë proces. Propozimi i ri që është edhe propozimi përfundimtar, duhet ta kuptojnë vëllezërit e maqedoinisë është plotësisht e i pranueshëm. Ne do bëjmë tonën, se kur caktohen datat dhe kur merren vendimet nga ana e tyre, kjo është cështje e tyre. Tani të shohim, mund të jetë nesër, pasnesër, pas një muaji, pas 10 vitesh, kjo për mua ka shumë pak rëndësi"

Rama theksoi domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit rus.

Një fokus të veçantë ka pasur për Ballkanin Perëndimor, për kompleksitetin e rajonit dhe për vulnerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti, i njohuri dhe i përsërituri lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit dhe presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin.

Një tjetër bashkëpunim me aleancën ushtarake të NATO-s pritet të marrë jetë në portin e Durrësit. Kryeministri Rama deklaroi se për këtë çështje pritet që të mbahet një tjetër takim në Bruksel.

Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e durrësit që do jetë në
Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rama#Serbi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shqiperia do hyj ne europe kur te ikin te gjith Shqiotaret nga Shqiperia 🤔

fatmirkuco
Автор

Po thuaje troc franca eshte kunder Shqiperise historikisht, e s do ndrydhojne tani!

eltonxhindoli
Автор

Po kush po e rrun njeri per serbin Amerika ka qellime strategjike, po e vejn para pergjithsis o me ne o me rusin maroji filmi, dhe ktu do jemi Serbija do pranoj Ameriken.

alexkobra
Автор

Mendim ibukur kur te ikin te gjith qe sdo ket njeri qe te iķi me vetem pleqt do mbesin

bertahysa
Автор

Nuk keni patur koh gjat ditës për të shkëmbyer mesazhe ?

cerciztopulli
Автор

Ky ka hallin e serbise, , mbeti serbia tja zgjidhi ky hallet, , serbia merr nga te gjithe, , shiko shqiperin lere serbine se ne jemi 100 vjet mbrapa serbise nga cdo gje...

astritzyberaj
Автор

Ishte president Trump qe vuri ne nje tavoline dhe i detyroj te dy palet ta nenshkruanin.

pirok