Aksident i rëndë në Vlorë, vdes fëmija 6 vjeç

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Vlorë pranë fshatit Panaja, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 6 vjeç.

Sipas informacioneve policore, me automjetin tip Benz që u përfshi në aksident udhëtonte një familje, prindërit dhe dy fëmijët e mitur.

Drejtuesi i mjetit, A.M. 33 vjeç, humbi kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, fëmija 6 vjeç fatkeqësisht ndërroi jetë. Ndërsa bashkëshortja A.M. 34 vjeç vajza 3-vjeçare e çiftit ndodhen në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e prindërve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

🥺😥 Cpo ndodh aty vetem vrasje e aksidente🤷🏻‍♀️
Ecni me kujdes o njerez😤

a.k
Автор

Po cfar beni more njerez qe pa zbardhur dita

marika