SUFLE ME KADAIF (Recete nga zonja Katerina)

preview_player
Показать описание
“Vila24” ne News24 – 22 maj, 2018 – pjesa 1
1 kg kadaif
200 gr djathë kaçkavall
100 gr djathë të bardhë
3-4 kokrra vezë
200 gr kos
500 ml qumësht
150-200 gr proshutë e tymosur
1 spec të kuq ose 1 spec gogozhare
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri Olitalia

Fillimisht shkrimë gjalpin dhe me të lyejmë një tavë ku vendosim gjysmën e sasisë së kadaifit duke e hapur fije-fije.

Trazojmë në një tas dy llojet e djathit të prerë në kubikë, proshutën e tymosur, kosin dhe sipas prefererences një spec të kuq të freskët të prerë në shirita ose një spec gogozhare. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe e vendosim si një shtresë mbi kadaif. Më pas vendosim pjesën tjetër të kadaifit duke e hapur përsëri në fije.

Rrahim 3-4 kokrra vezë me 500 ml qumësht, kripë dhe piper të zi dhe e shtojmë kremin e përgatitur mbi suflenë me kadaif. Më pas e vendosim suflenë në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

bravo super idet e tua jane te vecanta katerina

adrianazotaj
visit shbcf.ru