Top News - Covid, mjekët italianë/ Fillojnë punën tek spitali infektiv

preview_player
Показать описание
Shtatë mjekët e infermierë që kanë ardhur nga Italia fqinje për të ndihmuar vendin tonë për të përballuar situatën nga pandemia e koronavirusit janë paraqitur te Spitali Infektiv.
Mjekët italianë pritet të ndihmojnë shumë, në radhë të parë si resurse njerëzore për të përballuar fluksin e të infektuarve që sa vijën dhe shtrohen në spital, por më tepër edhe me eksperiencën e tyre për trajtimin e pacientëve me Covid 19. Ekipi I mjekëve dhe infermierëve ka mbërritur nga Italia së bashku me një ngarkesë prej 500 mijë maskash.
Luigi di Maio, ministri i Jashtëm italian ka deklaruar më herët se kjo ndihmë vjen si formë solidarizimi pas ndihmës që Shqipëria dha më herët për Italinë.
“Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjeksor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim. Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin”, shkruante ministri italian para disa ditësh.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме