Tv Klan -Rusët bombardojnë shkollën, dyshime për 60 civilë të vrarë

preview_player
Показать описание
Këto pamje tregojnë rrënojat e një shkolle të bombarduar nga rusët në fshatin Bilohorivka në rajonin e Luhanskut. Dyshohet për mbi 60 viktima, por deri më tani, nga shkolla e shkatërruar janë nxjerrë trupat e vetëm 2 prej tyre. Të tjerët mendohet të kenë mbetur nën rrënoja.

Sulmi ndodhi në orët e vona të së Shtunës. Shkolla kishte një vendstrehim të madh, ku gjatë këtyre javëve të luftimeve kishin gjetur strehë të paktën 90 civilë, siç tha guvernatori i Luhanskut.

Sulmi është një tjetër dëshmi se ushtria ruse, pavarësisht se e mohon, po shenjestron edhe civilë të pafajshëm. Ky rast mund të shtojë ndaj Rusisë akuzat për krime lufte.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi fundin e evakuimit të civilëve nga vendstrehimet nëntokësore të uzinës Azovstal në Mariupol. Por agjencia e lajmeve Reuters thotë se ende nuk duhet nëse operacionet kanë mbaruar dhe se sa civilë ndodhen ende në vendstrehim.

Zelenski tha se në total, mbi 300 civilë ishin larguar drejt Zaporizhias për strehim. Ai u bëri thirrje rusëve të lejojnë largimin edhe të militantëve të plagosur të njësisë Azov që ndodhen atje. Por Moska refuzon largimin e tyre, gjallë nëse nuk dorëzohen.

E teksa rusët bombardojë intensivisht gjithë lindjen dhe jugun e Ukrainës, presidenti Volodimir Zelenski publikoi një videomesazh bardhë e zi, me rastin e ditës së Europës, 9 Majin kur rusët përkujtojnë triumfin ndaj Gjermanisë Naziste. Sipas tij, djalli u rikthye mes ukrainasve me 24 Shkurt, kur rusët nisën sulmin ndaj Ukrainës.

Tv Klan
#rusia #ukraina
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме