filmov
tv
Origjina e shqiptarëve në katakombet e historisë botërore. Studiuesi Besnik Imeri. Realizoi.G.Banaj
Показать описание
Subscribe. Teza e origjinës iliree është e fuqishme dhe e qëndrueshme. Por autorët e lashtë dhe modernë flasin edhe për popuj të tjerë, gjuha e të cilëve kishte ngjashmëri me gjuhën ilire. Këta ishin Trakët dhe Maqedonasit, por edhe Epirotët. Një nga më të shquarit në këtë drejtim ishte Straboni. Madje, në kohët e reja, shekujt XVIII-XX, pati shumë autorë, që nisur nga këto ngjashmëri arritën në klasifikime të tilla, se gjuha shqipe, pra edhe origjina e shqiptarëve, ishte trako-ilire. Informohu dhe ruaj të pastër vlerën dhe kulturën e lashtë Ilirike
A kanë ilirët një panteon perëndish, dhe në se kanë, kush bën pjesë në të? Ka mjaft studiues nga tanët që përmendin perënditë ilire, Medaurin (perëndinë e luftës), binjakun e tij, Bindin, Redonin (perëndinë e mbrojtjes së detarëve), madje fusin këtu edhe Dianën e Kandavisë. Po ku është panteoni i plotë me dymbëdhjetë perëndi? Ku janë tempujt, nymfejtë, orakujt, statujat, terakotat, mbishkrimet, emërtimet e qyteteve, stampimet në monedha, etj, etj me emrat e perëndive ilire?
Shumë nga studiusit tanë perënditë pellazge që janë adhuruar në Epir, Iliri, Paioni, Dardani dhe Maqedoni i quajnë perëndi greke, kjo për faktin e thjeshtë se, në antikitet, ato janë adhuruar nga helenët. Ndërkohë që edhe vetë helenët në periudhën prehistorike, kur ata nuk quheshin të tillë dhe nuk flisnin këtë gjuhë, greqishten e vjetër, por pellazgjishten, ata njiheshin me emrat e tyre pellazgë si arkadianë, minianë, thesalianë, jonianë, dorianë, eolianë, beotianë, etj,
Herodoti na tregon: “Më parë, siç kam dëgjuar në Dodonë, pellazgët gjatë të gjitha flijimeve që kryenin, u luteshin “perëndive”, por pa përmendur ndonjë emër apo epitet të veçantë…I emërtonin “perëndi” – THEOI - sepse ata kishin vendosur thentes, RENDIN, (rregullin, ligjësinë.B.I) në botë dhe secilit send kishin caktuar vendin e tij (Civilizim.B.I)…Ata u këshilluan me orakullin e Dodonës, orakulli më i lashtë i Helladës, dhe atëhere ishte i vetmi…qysh atëhere ata, pellazgët, përdorën emrat e perëndive kur kryenin ritet e tyre dhe helenët e kanë trashëguar këtë zakon prej pellazgëve.”

Комментарии