Klan News - Gazetari në Londër: Si do i largojë Britania shqiptarët pa viza

preview_player
Показать описание
Në hapësirën “100% News” me gazetarin Besard Jacaj në Klan News ishte i ftuar përmes një lidhjeje me Skype, gazetari shqiptar në Britaninë e Madhe, Daut Dauti.

Z. Dauti ka folur për mbytjen e një gomoneje në kanalin anglez dhe gjithashtu për marrëveshjen e nënshkruar mes qeverive shqiptare e angleze për emigrantët.

Daut Dauti: Është një ndërmarrje diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë që në fakt të jetësohet apo thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes këtyre dy shteteve. Britania e Madhe ka theksuar se të dyja qeveritë nuk janë angazhuar aq sa duhet në përparimin e marrëdhënieve të tyre dhe po ashtu në një farë mënyre indirekte është akuzuar edhe qeveria e Shqipërisë e cila mban një lloj faji për ardhjen e të gjithë këtyre të rinjve që brenda këtij viti e kaluan shifrën 12 mijë.
Kjo ishte një problem për qeverinë britanike, por qeveria e Rishi Sunakut apo dhe ai personalisht i ka ikur terminologjisë së cilës sekretarja britanike e përdori më herët dhe shkaktoi trazira këtu në Londër. Qëllimi është se duke zbutur gjuhën diplomatike dhe duke zbutur veprimet e tjera të qeverisë britanike, ta bëjë qeverinë shqiptare që të bashkëpunojë më shumë dhe që në të ardhmen të ndalohet ardhja kaq masive e shqiptarëve në këtë vend.

Ajo që tentohet të arrihet, do përfundojë së shpejti ky problem. Nga marrëveshja në shohim se qeveria britanike dhe ajo shqiptare në sensin pajtuar se shqiptarit apo qytetarit të Shqipërisë nuk i takon azili politik dhe nga kjo të gjithë ata të cilët do të paraqesin këtë kërkesë në Britani të Madhe do të refuzohen automatikisht dhe do kthehen në Shqipëri dhe për këtë arsye, qeveria britanike ka ngritur një taskë-forcë e cila do të merret vetëm me kërkesat e shqiptarëve, do të grumbullohen ata të cilët se dihen se ku janë dhe së paku një herë në javë, një apo dy aeroplanë do të mbushen me ta dhe do të kthehen në Shqipëri.

Pastaj qeveria e Shqipërisë do të zotohet se do të kujdeset për të kthyerit në atë mënyrë siç ia obligojnë marrëveshjet me Britaninë e Madhe, por dhe konventat ndërkombëtare.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Edhe turistat britanez te largohen prej shqiperise.

Fred-ezh