Top Channel/ Doli me logon e gabuar, iPhone 11 Pro shitet për 2,700 dollarë

preview_player
Показать описание
Është e rrallë të shikosh ndonjë gabim prodhimi në një telefon iPhone, e megjithatë, duket se tek disa iPhone 11 Pro logoja nuk ka qenë e pozicionuar sic duhet. Foto të postuara në Twitter treguan pjesën e pasme të një iPhone 11 Pro nga dy këndvështrime. Difekti duket se është në pozicionimin dhe këndin e logos së Apple, e cila zakonisht qëndron në qendër të panelit në pjesën e pasme, por në këtë rast ka anon më shumë nga ana e djathtë. Një gabim ky jashtëzakonisht i rrallë, me një shans “1 në 100 milionë” që të ndodhë për shkak se pajisja kalon përmes procesesh tejet të rrepta të garantimit të cilësisë përpara se të mbërrijë tek klienti. Sipas Internal Archive, iPhone me logon e gabuar është shitur për 2700 dollarë, shumë më tepër nga sa shitet normalisht këto ditë një 11Pro. Dicka e ngjashme ka ndodhur në 2015-tën, kur një gabim prodhimi bëri që një iPadPro të kishte pjesën e pasme në ngjyrë të argjentë, ndërsa butonin në ngjyrë të arta, një kombinim jashtëzakonisht i rrallë ngjyrash për një pajisje të tillë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#iPhone11#TopChannel
Рекомендации по теме