Largimi i Dash Sulës, reagon Berisha: Rreshtimi me një patericë të Ramës nuk është zgjidhja...

preview_player
Показать описание
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një deklaratë për mediat këtë të enjte. Ai u pyet në lidhje me vendimin për deputetin Dashnor Sula që u la jashtë listave të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit. Për këtë arsye, Sula vendosi që të kandidojë për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet. Pavarësisht se respekton vendimin e tij, Berisha thotë se kjo nuk është zgjidhja më e mirë e Sulës.

“Mbrojtja e kryeministrit është puthja e judës për Dash Sulën i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri të rreshtohet me opozitën e opozitës pra de facto me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja në vlerësimin tim, megjithëse unë respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të ccdo individi”, tha Berisha.

Sa i përket kandidatëve që kanë braktisur garën sepse nuk ishin në zonë të sigurt, Berisha u përgjigj kështu.

“Domethënë një pjesë nuk është e vërtetë se kanë braktisur se janë në zonë të sigurt. Një pjesë e tyre më përpara kanë bërë të ditur se nuk do hyjnë në garë. Kanë preferuar të vijojnë jetën e tyre private. Në tërësi deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja kundër Edi Ramës zhvillohet jo nga opozitat e opozitës se ato janë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën por ajo zhvillohet në gjirin e aleancës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, tha ai.

Sipas Berishës nga 140 kandidatura, 85 janë burra dhe 55 janë gra. Nga diaspora janë 7 përfaqësues. Sa i përket listës së PD ai tha se është cilësore.

“Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora. Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar”, theksoi Berisha.

Ndryshe mendon për listën e PS-së.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po nuk u zhduk ky ska qetesi vendi ska demokraci ne Shqiperi

lirithanasi
Автор

Ore Sali nuk kuptoij pse s, diskuton listen e tende po te Rames megjithate te presim

FestimKajo
Автор

Po pse tashi po e mwr vesh ti se fol pa lidhje fare

SeferKademi-vuny
Автор

Kuptoj njeri se perse foli, se une asgje😅😅

TopMALERSERVICEAS
Автор

Pz ky flet pa lidhie fare ka pjerdh nga trut

Miri--in