'Përfituat trashëgiminë e një personi që ka vdekur’, goditet grupi që mashtronte në internet

preview_player
Показать описание
Shkatërrohet një grup i mashtrimit kompjuterik. Një 30-vjeçare, e identifikuar si Vjola Llani, është arrestuar si pjesë e një grupi të mashtrimit kompjuterik, ku përmes kartave bankare u merrte njerëzve të ndryshëm, të huaj dhe vendas 10 % të shumës monetare për veprimet që ata kryenin.

Hetimi nisi pas një kallëzimi që një bankë e nivelit të dytë në vendin tonë kishte bërë për rastin. Hetuesit e krimit ekonomik dhe kibernetik zhvilluan operacionin e koduar “TRASHËGIMIA” duke vënë në pranga 30 vjeçaren Llani , banuese në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Në këtë grup ishin të përfshirë edhe 3 shtetas të huaj. Ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh.
Рекомендации по теме