Më e pasur për shkak se është gruaja e kryeministrit? Linda Rama jep përgjigjen e prerë

preview_player
Показать описание
Një nga pyetjet që iu drejtua bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në studion e “Opinion” ishte edhe ajo me pasurinë. Përgjigja e saj ishte e prerë kur u pyet nga Blendi Fevziu nëse pasuria e saj është shtuar si pasojë e të qenit bashkëshorte e kreut të qeverisë.

Blendi Fevziu: A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortit tuaj, kryeministër? Për shembull një nga lajmet që lexova thoshte që ju keni blerë këtë vit një apartament me një shumë të madhe, në mos gaboj rreth 400 mijë Euro, por mund të mos jem i saktë me shifrën se gjithsesi i referohem shtypit. A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortja e kryeministrit?

Linda Rama: Jo.

Ajo tha se është një person që punon dhe sipas të drejtave të saj dhe paguhet.

“Unë nuk mund të shtoj pasuri se jam bashkëshorte e kryeministrit. Pasuria nuk shtohet për këto arsye”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi, “Kam punuar këto vite njëlloj siç kam punuar në karrierën time profesionale me ndryshimin që shumë punë që i bëja më parë nuk i kam bërë më, ekspertiza, këshillime, e të tjera si këto, sepse kam gjykuar që këto nuk duhen bërë për shkak të pozicionit tim. Kam hyrë në filtrin tim të seleksionimit. Sigurisht që unë kam punuar dhe Edi ka punuar dhe ne për shkak të punës paguhemi, jemi subjekt të deklarimit të pasurive. Kjo pyetje që ju po bëni çdo gjë është e deklaruar. Çdo njeri është i lirë me të ardhurat e veta ta përcaktojë vetë kush është interesi për të menaxhuar paratë”.

Linda Rama tha se gjëja më e madhe që fiton është djali i saj Zaho dhe Avi, djali i vajzës së saj, Reas. Sa i përket të ardhurave financiare, ajo tha se çifti Rama punon mjaftueshëm sa për të bërë një jetë si e një shtrese të mesme të sigurtë.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan #LindaRama

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan e ftuar është Linda Rama bashkëshortja e kryeministrit të vendit Edi Rama. Në një intervistë ekskluzive ajo nuk do të flasë për politikën, apo postin e bashkëshortit të saj. Linda Rama vjen me statusin e autores së parathënies së librit të Kamala Harris. Përballë gazetarit Blendi Fevziu ajo do u përgjigjet një sërë pyetjesh në sferën profesionale, por dhe atë personale.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po vetem ti punon te tjeret cfar kane bere apo gjume moj zonje po cudi vetem ju pasuroheni mos u ngopshi

veprorecano
Автор

Edhe ne kemi punuar, po jetojme ne varferi. Por ti je e pasur, ate e di ti

ErionSalca
Автор

Me pak fjale qenka e varfer e shkreta rrofte populli i pasur. Nuk e dexhoj dote

gazmenkamberi
Автор

bravo fevzo. shume perdridhet kjo: shtresa e mesme e sigurt me shpi 400 mij euro quhet shtrese e lart

kot
Автор

E dredh dhe Kjo ka mesuar nga rama thot ate qe do Jo ate qe pyetet

anacphl
Автор

Kemi punuar 40 vjet ...as shtepi nuk kemi ...kjo zonja na qenka shkencetare ....i rriten pasurite ....ashtu me shkence ...😂

engjellushemetani
Автор

Cpo pasurohen ne kurris te popullit shqiptare😢😢😢😢😢😢😢😢😢😢😢😢😢😢

oltaloshi
Автор

Ja pse Shqiperia nuk hyri ne EUROP se kemi pasur profesiniste sì shoqja (gruja e kryeministrit).

albertdemollari
Автор

Shumè punè i ndèrpreva, por pasuria nuk e di se si na u shtua😂😂😂

AgimOboku-rn
Автор

5 MINUTA NUK E KUPTON PYTJEN NUK JEP PERGJIGJE SE NUK KUPTON PYTJEN

duta
Автор

The most difficult person to be interviewed. Wow and for no reason!

violetamece
Автор

I kujtojmë Dom Palit se te vjetrit, na thoshin se i lumi Jezu Krishti ka thane, veqilat e mi do te ma prishin besimin, shërbej ati qe ke marre persiper me i shërbyer me këshillat e fjalët e pa zevesushm te mirësisë
Qe na i ka lane Suksese pad Palaj

zefmarku
Автор

Mos e drith pergjigju ske vetem ti niper

veprorecano
Автор

Shtrese e

Drejtesia do jete shume e vonuar per kete, Sa kohe Edi eshte aty ku eshte

altintahiri
Автор

😢njelloj si rama flet kjo eshte e poshter kjo po pasurohet duke pire gjakun e popullit shqiptare

oltaloshi
Автор

Pyetja esh epike se populli vuan per buken e gojes
Jo te gjithe qe punojne,

MargaritaMuco-tfny
Автор

Monika u nda nga Iliri per te shpetuar pasurine te njejten gje do beje edhe Linda per te shpetuar pasurine.

edibardhi
Автор

Kësaj i dha zoti të martohet dhe të pasurohet, burri parë shtëpi toka i dyti shtëpi toka para i treti s'ka ku i vë paratë pa fund pasuri... Të katërt ka..?

ΦανήΜερσινη
Автор

Perpara se te niheshit edin sa pasuri kishe

ArdianStruga-ml
Автор

E Fevzi e shikon qe jo vetem z.Rama, por edhe gruaja e tij kerkon ti formulojne ata pyetjet fhe jo ti.

ArjanHakrama
welcome to shbcf.ru