Rama i liron foltoren Berishës, por...

preview_player
Показать описание
TIRANE - Një situatë komike është shënuar këtë seancë në Kuvendin e Shqipërisë, e pa ndodhur më parë. Kryeministri Edi Rama i ka liruar foltoren e Kuvendit paraardhësin e tij Berisha i cili komentonte nga vendi për skandalin e CEZ dhe e ka ftuar të dalë e të flasë nga aty. Deputeti e ka mirëpritur këtë "ofertë", është ngritur në aolën e Kuvendit, ndërsa krah tij qëndroi shefi i mazhorancës. Në fakt, deputeti demokrat abuzoi me kohën saqë kryeministrit ju desh të presë gjatë në këmbë krah tij, e shpesh herë ta pyes: A mbarove?

Berisha e ka përfunduar fjalimin e tij mes batutash me njëri-tjetrin, ndërsa për ta përcjellë, kryeministri Rama i ka "rënë" supeve.

Berisha: Edi që ti i ke të lodhura nervat nuk duron dot për me tëpër këto
Rama: Hë hë mbaro

Ndërkohë që Berisha flet Rama komenton dhe ndjek lëvizjet e tij teksa lexon në fletë
Rama: Nuk e ke në letër këtë pse i shton fjalët.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Si ne Kosove si ne Shqiperi njejte. Si me qene kafshe jo njerez!

SenadLokaj
Автор

k'ta sikur jan me noj estrade, dhe ky eshte akti kulmor: te gjith duke qeshur, duke defryer, duke filmuar me telefona, Meta si aktor suportiv qe vazhdon filmin...
Ah moj Shqipni, vaj medet, c'te ka gjet.

genio
Автор

Shum zotri esht duke u tregu z.Rama kohëve të fundit!!

koprivaqi
Автор

Kjo eshte taktika e tyre diten shahen naten perqafohen

domenikshehu