Protestë për ndotjen në Lezhë/ Kërkohet largimi i fabrikës që përpunon mbetje shtazore

preview_player
Показать описание
#rtvora #rtvoranews #lezhe

Banoret e lagjes "Demokracia", në qytetin e Lezhës protestuan sërish kundër ndotjes që thonë se shkakton një fabrikë e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore.

Ata kërkojnë zhvendosjen e fabrikës nga zona e banuar pasi thonë se po u krijon shqetësime.

"Vetëm na hiqni fabrikën se është me dy punëtor. Po na mbyt të gjithë lagjen. Të gjithë e dimë se nuk është e ligjshme kjo fabrikë. Ne duam që të hiqet kjo fabrikë. Mendoni mirë se këtu nuk jetohet, fëmijët tanë nuk jetojnë."

Në mbështetje kishin kandidatë të Partisë Demokratike për deputetë në Lezhë, të cilët u premtuan zhvendosjen e fabrikës me ardhjen në pushtet.

Banorët e Lagjes Demokracia në Lezhë kanë protestuar disa herë kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore, por kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë nga institucionet.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Primarie eshte nga jyaj nga do bej Bo 🙄🙄🙏

edisonnothorius