Top News - Zaev me reagimin e papritur…!/ Debati politik që ka përfunduar në Kuvend

preview_player
Показать описание
Ndërkohë që të gjithë presin dorëheqjen e tij pas ngritjes së mocionit të besimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke hedhur poshtë presionin e opozitës për t’u larguar nga detyra.
Pasi VRMO DPMNE dorëzoi në kuvend kërkesë mpër votim të mosbesimit të Qeverisë, duke kërkuar largimin e tij, Zaevit shkruan në një postim në profiling zyrtar në Facebook se partia opozitare po bën gjithçka që të vijë në pushtet.
Sipas kryeministrit, kreu i opozitës Kristia Mickoski është i gatshmëm të rrezikojë edhe marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen me Bullgarinë si dhe marrëveshjen e Ohrit.
“Për dëshirën e madhe për pushtet ata ishin të gatshëm të cojnë shtetin drejt fundosjes”, shkruan Zaev.
Ai u zotua të jepte dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale, por deri më tani nuk ka njoftuar zyrtarisht këtë vendim, duke e zhytur vendin fqinj në pasiguri të mëtejshme politike.
Shumica që sapo është krijuar nga opozita së bashku me partinë shqiptare Lëvizjen Besa, kanë dorëzuar në Kuvend iniciativën për rrëzimin e Qeverisë. Ngelet të shohim nëse do të kalojë në Kuvend
Mocioni është dorëzuar nga ana e 61 deputetëve nga VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Besa dhe E Majta.
Lideri i VMRO-DPMNE-së i kishte dhënë afat deri në orën 14:30 të ditës së hënë kryeministrit të dorëzonte dorëheqjen, por kjo nuk ndodhi, duke rritur kështu zërat se Zaev mund të tërhiqet nga ky zotim.

Pamje : AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Zaev#Kuvend#TopChannel
Рекомендации по теме