filmov
tv
Mbërrijnë supermakinat, japin spektakël te 'Nënë Tereza'
Показать описание
Panairi i automjeteve "Gumball 3000" ka sjellë në Tiranë 150 supermakina këtë të mërkurë.
Makinat sportive kanë dhënë spektakël në sheshin "Nënë Tereza" përpara qindra spektatorëve. Ekspozimi i këtyre makinave luksoze do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, 6 korrik.
"Gumball" 3000 rikthehet në Tiranë pas 10 vitesh. Supermakinat janë nisur nga Riga (kryeqyteti letonez) dhe pasi kanë përshkuar disa prej kryeqendrave të Europës, mbërritën në kryeqytetin shqiptar rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme. Destinacioni final i tyre është ishulli grek Mykonos në 8 korrik.
Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti duke bllokuar disa segmente rrugore të kryeqytetit.