filmov
tv
“Idiote, psikopate”, Razimi ofendon kunatën. Gjebrea nuk toleron
Показать описание
Eni Çobani përpiqet të gjejë një zgjidhje për konfliktin mes Diturisë dhe Razimit, dy kunetërve që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq”. Por ndërsa ajo nis të kërkojë rrugën për një kompromis, shpërthejnë ofendimet dhe fyerjet e rënda nga Razimi drejt kunatës së tij. Ai e akuzon se ajo ka qenë shkaku që nipi i saj ka kaluar 10 orë në burg, por moderatori i “E diela shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nuk e lejon të vazhdojë më tej. Ai e ndalon kategorikisht që të fyejë Diturinë.
Eni Çobani: Juve dëshironi ta shisni katin tuaj?
Dituri: Ky të largohet zonja Eni, nuk e shes shtëpinë.
Razim: Le ta shesë, nuk ia blej kurrë në botë! Unë nuk iki nga shtëpia! Harroje! Nuk ia blej unë shtëpinë asaj!
Eni Çobani: Po pse?
Razim: Po s’ia blej se kur u bë pazari me 50, e bën 70 ajo, e merr me 70, thotë 100 ajo. Nuk e blej se s’kam ç’e dua! Nuk e duan ata nipërit e tu moj! Sa erdhi nga Greqia, e çove në burg ti 10 orë!
Dituri: Kë çova në burg?
Razim: Ti e çove në burg Lulin! Sa erdhi nga Greqia, ti e denoncove edhe e mbajte 10 orë në burg brenda! Injorante! Psikopate! Idiote! Është emri atje që ka bërë 10 orë burg ai! Turp të kesh ti!
Dituri: Do të të çoj ty herë tjetër! Unë isha me urdhër mbrojtjeje!
Razim: Ti do më çosh 3, unë do të çoj 13 vjet burg!
Razimi matet të vazhdojë dhe të sqarojë anën e tij të historisë, por ky është momenti kur ndërhyn Ardit Gjebrea.
Ardit Gjebrea: Ti mund të vazhdosh sa të duash, por t’i thuash një zonje “idiote” dhe “psikopate” unë nuk të lejoj.
Razim: E meriton!
Ardit Gjebrea: Jo, nuk të lejoj. Këtu jo.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!