Top Channel/ Ndërron jetë foshnja 5 ditëshe në spitalin e Vlorës, procedohet mjekja, dyshohet për…

preview_player
Показать описание
Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, ndërsa dyshimet e para për shkakun e vdekjes flasin për mjekim të pakujdesshëm.

Policia bën me dije se për rastin në fjalë, ka nisur procedim për mjeken, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore”, njofton policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews#Foshnja#Vlore
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Keshtu jane doktorrat ne shqiperi shum te pakujdesshem ...i vrafte zoti

artala