Vizita në Gjilan

preview_player
Показать описание
“VIZITA NË GJILAN” - (Diversitet i formave artistike), është një projekt i prodhuar nga qendra për art bashkëkohor “Varg e Vi” dhe “Teatri i Gilanit”.
“VIZITA NË GJILAN” - (Diversitet i formave artistike), kryesisht i dedikohet mërgatës sonë si dhe procesit të intergrimit evropian, nëpër të cilin po kalon vendi ynë, që në rastin tonë, vjen përmes veprimtarive artistke.

Duke e zhvilluar projektin në zonën e turizmit rural, në “Menakon Residence”, një vend epik në fshatin Makresh, me bujtina, hambare, kulla, amfiteatër, bar dhe ajër të shëndetshëm, ne kemi kombinuar tradicionalen dhe klasikën të reflektojë bashkëkohoren.

Publiku në lëvizje absorbon art, lëvizje kjo që poashtu e simbolizon rrugëtimin e shoqërisë sonë prej kohërave të identitetit tonë.

Në këtë ngjarje performojnë Entela Demi- Përcjellëse me flautë, Kushtrim Qerimi- Monolog, Alban Shahiqi- Monolog, Diana Toska & Korab Kallaba- Këndim, Ali Demi- Monolog, Kushtrim Zeqiri- Art Vizuel/ Performansë, Avni Shkodra- Promovim Libri me dy drama.
Рекомендации по теме