filmov
tv
Top News - Detajet e personave ‘non grata’ nga SHBA/ Pritet një strategji 5 vjeçare për Ballkanin
Показать описание
Projektligji i senatorëve amerikanëve është pjesë e strategjisë pesëvjeçare të Ballkanin Perëndimor. Senatorët amerikanë kërkojnë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe udhëheqësit e departamenteve për ekonominë dhe tregtinë që jo më vonë se 180 ditë pasi të hyjë fuqi projektligji apo Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, të paraqesin një strategji pesëvjeçare për zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmëri demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Strategjia kërkon që të ketë bashkëpunim me partnerët në rajon, por edhe me institucionet evropiane dhe botërore, sikurse Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore. Institucioneve amerikane u kërkohet që përmes kësaj strategjie të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore në një sërë fushash, sikurse sektori i ekonomisë, ai i energjisë së pastër, agrikulturës, bizneseve, sigurisë kibernetike e shëndetësi.
Po ashtu, theks i veçantë i jepet mbështetjes së grave në biznes, por në përgjithësi kërkohet të ketë përpjekje për barazi gjinore. Sa i përket bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik përmendet edhe nisma ekzistuese Ballkani i Hapur dhe përpjekjet e tjera, që sipas senatorëve amerikanë, “paraqesin potencial të madh për të përmirësuar kushtet ekonomike në Ballkanin Perëndimor teksa promovojnë përfshirje dhe transparencë”.
Ky akt kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë koordinim të ngushtë me partnerët në Bashkimin Evropian, Mbretëri të Bashkuar e aleatë të tjerë sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj personave dhe entiteteve në këtë rajon, që nuk u përmbahen vlerave demokratike.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ballkanin#SHBA#TopChannel