filmov
tv
Top News- Detajet e burgosjes së Saimit Tahirit/ I vetëm në dhomë dhe me disa kushte ndryshe
Показать описание
Ish-ministri i Brendshëm ka nisur jetesën në një tjetër qeli. Ai u zhvendos nga qelia e burgut 313 në Tiranë për në Fier, ndërsa është vendosur i vetëm në dhomë, për shkak edhe të ndonjë rreziku të mundshëm, pavarësisht se për autoritetet ai pohoi se nuk kishte preference se ku duhet të vuante dënimin. Në një qeli, ku kushtet janë ndryshe nga pjesa tjetër e të burgosurve, me elektroshtëpiaket e nevojshme dhe me mundësi për të pritur të afërmit 4 herë në muaj përgjatë ditëve të javës.
Numri dhe kati i qelisë në të cilën është vendosur ish-ministri nuk bëhen publike nga burimet, por burgu i Fierit ka 2 godina, njëra 2 dhe tjetra 3 katëshe. 600 të burgosur vuajnë dënimin në një nga godinat e këtij institucioni, ndërsa 180 janë paraburgim. Bëhet fjalë për një burg të madh, por që nuk është kategorizuar si i sigurisë së lartë.
Ndërtimi i godinave në fjalë është bërë në kohën kur vetë Tahiri, ishte pjesë e kabinetit qeveritar. Punimet e tij u kryen në periudhën nga 2011 në 2014-ën. Në total ka kushtuar 16 mln euro, nga ku 14.3 mln euro janë kosto e ndërtimit.
Drejtor i burgut në fjalë është Arjan Hasani, nga Tepelena, nga zona e cila vjen dhe ish-ministri. Nuk dihet nëse transferimi i tij drejt Fierit u përzgjodh për këtë arsye apo jo, por si gjithë të tjerët që kanë konsumuar vepra penale, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të dënimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Tahiri#Detajet#TopChannel

Комментарии