Rrëfimi prekës i Stela Nikollës vetëm pak ditë para kimioterapisë: Do ia dal, vajza është forca ime

preview_player
Показать описание
Një histori prekëse u rrëfye sot në emisionin "Rreze Dielli". Në moshën 44-vjeçare, Stela Nikolla diagnostikohet me kancer gjiri. Jeta nga ai moment merr një tjetër kthesë për të. Përballja me tumorin e gjirit e shokoi dhe tronditi, por siç u shpreh, i dha edhe forcë për t'a luftuar me të gjitha mënyrat. Ditët e saj tani janë të mbushura me takime me mjekun, trajtime dhe momente lodhjeje hera herës, por ajo refuzon të lejojë që sëmundja ta mposhtë kurrsesi. Stela the se merr forcë nga vajza e saj, Harmonia, një kujtesë e vazhdueshme e asaj për të cilën ajo po lufton. E divorcuar prej disa vitesh dhe duke rritur e vetme vajzën e saj, Stela ka mësuar se si të balancojë përgjegjësitë e mëmësisë me kërkesat e një pune me kohë të plotë. Pavarësisht ngarkesës emocionale dhe fizike, ajo vazhdon të punojë, jo vetëm për të siguruar familjen e saj, por sepse puna i jep qëllimin që kërkon. Stela është tipi i gruas që nuk tërhiqet nga një sfidë, por përballet me fatkeqësinë me hir dhe guxim. Kanceri nuk i ka lëkundur vendosmërinë për të jetuar njësoj, pa e patur mendjen tek "kokrra" e huaj në trup. Nëna Amalia, e emocionoi Stelën përmes një video mesazhi ku përcolli forcën dhe dashurinë e madhe për vajzën e saj duke i dhënë kurajo me fjalë zemre. Lotët e Stelës rrodhën, teksa në studio mbërriti letra e motrës, Jorit, e cila tregoi dashurinë për motrën, kurajon dhe guximin e një shpirti që bën gjithçka për t'a parë sërish të buzëqeshur dhe të lumtur.

“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Zoti te ndihmoft te shkoj sa me leht cdo gje

eleskuqja
Автор

Dalsh me sukses stela dhe te jetosh e lumtur me vajzen tende ❤🤲

hajriekulla
Автор

Stela te uroj nje sherim sa me te shpejte, dhe suksese ishalla, uroj ta kalosh sa me lehte 🙏
Te besoj hallin, se edhe une po bej kater vite qe e kam kaluar 🙏♥️

arjanamustavetaj
Автор

Sa e mir esh stela ...ishalla zoti esh me ty ❤❤❤❤

durimkapllanaj
Автор

Stela je labe ti je shm e forte, te shkr sa me shpejte❤❤❤❤

dallandyshehysaj
Автор

Te shkuara Stela shkrim te shpjet. Zoti me ty❤

emiitalia
Автор

Dhe shume mire ben, kur dhimbjen e ndane me te tjeret, mbetet gjysem. Urojme gjithcka te veje mire ! 🎉

pranveralika
Автор

Zoti te dhashte shendet e jete te gjate me force e kurajo do ja dalishe ❤🎉

mrishkreli
Автор

Zemet ti je nje zonje eforte dhe ke nje.engjell zoti te ndimofte zemet❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤

RozaTodor
Автор

Stela te uroj me gjithe zemer sherim sa me te shpejte ❤❤🙏🙏🙏🙏

VitrinaElezi
Автор

Stela eshte e fort do e kaloj edhe kete sfide! Forca Stela❤

kitchenera
Автор

Forca stela je e fort zoti te ndihmoft per jeten tende dhe per vajzen tende

pashkeprenga
Автор

Forca moj vajz e bukur nga shpirti dhe ❤!!
Te uroj nga thellesia e shpirtit tim si nene 💪💪💪💪💪per veten tende sepse ke nje rruge te gjate per te bere per ritjen dhe edukimin e vajzes tende ajo eshte forca jote me e madhe per te perballuar kete sfid .
Te perqafoj dhe te uroj sherim sa me te shpejt ❤🙋🤞🤞🤞🤞🤞🤞🇮🇹

titkasupa
Автор

Stela vazhdo me kurajo se gjithcka do kaloje me sukses
Zoti para ti mbrapa
🙏🙏

tatjanacani
Автор

Foca stela me force dhe vullnet do ja hedhesh jam nje grua me te njejten diagnoze si ty dhe kam kaluar shume veshtiresi der tani por me force dhe durim kalohet cdo gje .Zoti te dhente sherim sa me te shpejte .

ShqiperijeMuci
Автор

❤🎉❤🎉 zoti te ruajte ke zotin te shkuara 💕✨️💕🥰💞✨️

MajlindaQafa-ou
Автор

Zoti te sheroft, dhe ta kalosh sa me leht.jo cdo gje esht e pamundur . Do ja dalesh👏👏👏👏👏👏

Musiclover-wvlr
Автор

Stela te uroj sherim te shpejt do ja dalshe ❤

fluturarrapo
Автор

Stela qe tregon gjithemone Diellore! Forca kampione 💪

TimeBerisha-qijw
Автор

Sa mire flet vazhdo keshtu se do ja dalish, gjithmon Optimiste dhe pozitive/ Zoti te ndihmofte!

Bletas