Tv Klan - Dëbora mbulon veriun dhe juglindjen |Lajme - News

preview_player
Показать описание
Përmirësimi i motit që prej mesditës së kësaj të marte ka sjellë ndërprerjen e reshjeve të shiut dhe borës, por situata në shumë zona të vendit mbetet ende problematike. Kjo është rruga e Thethit gjatë pasdites të së martës, ku dëbora ka arritur në afro 40 centimetra.

Kalimi në Qafë-Thorre për automjetet e vogla është i vështirë, ndërsa banorët e zonës lëvizin vetëm me makina të mëdha. Bora ka arritur trashësinë 15 centimetra në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella shkon deri në 35-40 centimetra. Rruga Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë. Me vështirësi bëhet kalimi edhe në aksin Peshkopi-Draj Reç-Kukës. Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës, fshatrat e Sllovës, Reçit dhe Luznisë janë pa komunikim me qytetin.

Në rrugën e Arbrit dy mjete borëpastruese po punojnë për largimin e dëborës, ndërsa kanë hedhur edhe korje e kripë. Qarkullimi i automjeteve ka nisur prej mesditës, ndërsa policia lejon vetëm ato që kanë goma dimri dhe zinxhirë. Puka gjithashtu është e mbuluar nga bora. Raportohet se nuk ka rruge të bllokuara, por drejtuesve të mjeteve u është kërkuar që të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët në akset me problematike.

Rreth orës 14 reshjet e bores u ndërprenë edhe në gjithë juglindjen. Në Dardhë të Korçës trashësia e borës ka arritur në 30 cm dhe në Voskopoje 10 cm.

Gjithsesi sipas Autoritetit Rrugor të gjitha rrugët nacionale dhe ato që të çojnë drejt dy fshatrave turistikë janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Reshje dëbore pati edhe në bashkinë Mirditë, kryesisht në njësitë administrative Fan, Orosh, Selit, Kaçinar dhe Kthellë, ku trashësia arriti deri në 30cm.

Sipas të dhënave të emergjencave civile rrugët rurale e bashkiake, janë të kalueshme, ndërsa disa segmente në Selitë, Orosh e Kthellë, kalueshmëria është me zinxhirë.

Rruga e Kombit është normalisht e qarkullueshme.

Ndërprerja e reshjeve ka përmirësuar situatën e prurjeve në lumenj. Niveli në lumin Shkumbin ka rënë dhe nuk ka patur toka të përmbytura.

Niveli i ujit ka rënë edhe në lumenjtë Vjosë dhe Seman.

Më herët gjatë ditës moti i keq shkaktoi probleme edhe në porte ku ka pasur anomali të orareve të nisjes së trageteve.

Tv Klan

#bore #deborambulonveriun #boreneshqiperi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru