filmov
tv
Klan News - Biden fal miliona kredi studentore
Показать описание
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se qeveria amerikane do të falë nga 10,000 Dollarë hua për miliona ish-studentë që nuk kanë mundur të shlyejnë detyrimet.
Biden po mban kështu një premtim të dhënë në fushatën e 2020 kur kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.
Ky vendim do të lehtësojë miliona huamarrës në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo lëvizje mund të rrisë mbështetjen për demokratët e partisë së tij në zgjedhjet e Kongresit të Nëntorit, por disa ekonomistë thonë se mund të nxisë inflacionin dhe disa republikanë në Kongres ngritën pikëpyetje nëse presidenti kishte autoritetin ligjor për të anuluar borxhin.
“Kjo masë është për familjet që kanë më shumë nevojë për to punëtorët dhe njerëzit e klasës së mesme që u goditën veçanërisht rëndë gjatë pandemisë”, tha Biden në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë. Ai u zotua se asnjë familje me të ardhura të larta nuk do të përfitonte, duke iu përgjigjur kështu njërës prej kritikave kryesore ndaj planit.
Republikanët kanë kundërshtuar faljen e kredive studentore, duke e quajtur atë të padrejtë sepse do të ndihmojë në mënyrë disproporcionale njerëzit që fitojnë të ardhura më të larta.
Qytetarët amerikanë kanë një borxh prej 1.75 trilionë Dollarësh në kredi studentore, rezultat i kostos së lartë të shkollimit, shumë më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të pasura.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan