Top Channel/ Bie makina në lumin Shkumbin, pamjet e makinës së përmbysur. Njëri “lundron” në ujë…

preview_player
Показать описание
Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga vendi ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u shënua një aksident i rëndë.

Një automjet humbi kontrollin, doli nga rruga dhe ra në lumin Shkumbin, ndërsa policia që prej dy orësh po vijon operacionin për nxjerrjen e personave që ndodhen brenda në mjet.

Në nisje të operacionit, forcat policore në bashkëpunim me zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e dy personave, njëri prej tyre mësohet të ketë qenë një fëmijë ,i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa pak minuta më pas u bë e mundur nxjerrja e një tjetër shtetase e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Këto janë pamjet e fundit që vijnë nga vendngjarja ku shihet trupi i njërit prej personave që ndodheshin në mjet, i cili ndodhet brenda në ujërat e lumit Shkumbin.

Pamje: Pa koment

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#LumiShkumbin#TopChannelNews
Рекомендации по теме