Top Channel/ “Ju i kontrolloni uraganët, do vareni”/ Kërcënohen me jetë meteorologët në SHBA

preview_player
Показать описание
Uraganet shkatërrimtare tragjike ‘Helene’ dhe ‘Milton’ kanë shkaktuar një rritje të teorive dezinfromuese mbi motin dhe shkaqet e tragjedive, të nxitura nga opozita republikane në SHBA, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Meteorologët amerikanë kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje për paralajmërimet e tyre te frikshme mbi uraganin Milton, të cilat janë shumëfishuar pas dy uraganeve madhore që goditën SHBA.
Uragani Helene solli shkatërrim dhe me shume se 130 te vdekur në thuajse gjashtë shtete të SHBA, i ndjekur disa ditë më vonë nga uragani Milton që goditi në Florida.
Meteorologia e Michigan, tha se ajo dhe kolegët janë sulmuar verbalisht me mesazhe që i dënonin për lajme të rreme, që sipas tyre janë komanduar nga qeveria.
“Nuk kam parë ndonjëherë kurrë kaq shumë dezinformacion. Njerëzit më thonë se ne kemi krijuar dhe drejtuar uraganet, ata besojnë se ne kontrollojmë motin. Nuk i bind dot se askush nuk mund të kontrollojë motin por retorika e tyre është shumë e ashpër, veçanërisht me ata që thonë se krijuesit e uraganit Milton ‘duhet vrarë’,” tha ajo.
Një nga postimet që i drejtohej asaj shkruhej: “Vriti ata që i krijuan uraganet dhe shërbëtorët e tyre”, dhe përgjigja e saj ishte: “Të vrasësh meteorologët nuk i ndalon uraganet … nuk e besoj që më duhet të shkruaj diçka të tillë”.
“Njerëzit më kanë drejtuar një seri sharjesh, më thonë të mbyll gojën ose të fik radarët Doppler, pasi besojnë se me të kontrollojnë uraganet,” tha ajo.
Masa e dezinformacioni për uraganet nga Gjiri i Meksikës është shtuar pas pretendimeve të kampit të Trump se emergjencat në SHBA “kishin shpenzuar paratë e uraganeve për t’ua dhënë emigrantëve të jashtëligjshëm”, ndërsa postime të shumta konspirative përhapen në rrjetet TikTok, Facebook e X (më parë Tëitter), ku thuhet se “punonjësit e motit në SHBA duhet të rrihen, të arrestohen, të ekzekutohen ose të varen”.
Disa nga aleatët e Trump kanë shkuar edhe më tej duke thënë se qeveria federale është në kontroll të fenomeneve të motit në SHBA. “Uragani Helene ishte një SULM i shkaktuar me anë të manipulimit të motit,” thuhej në një video të Michael Flynn, ish-këshilltari i sigurisë së Trump.
Dezinformacioni ka sjellë kritika nga presidenti Joe Biden, që fajëson Trump për fushatën.
“Është qesharake, kjo duhet ë marrë fund,” ishte përgjigja e Biden mbi pretendimet, shkruan rrjeti The Guardian.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Uragan#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Pse nuk thone : qe po na ndeshkon Zoti .

irenadhori
Автор

Sod 1 neser 3 masneser 7 qka t vyn ky popull vrases

Anonim