filmov
tv
Top Channel/ Grida Duma lë mandatin e deputetes: Politika e llumit goditi tim bir, pengu im…

Показать описание
Demokratja Grida Duma ka lënë mandatin pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.
Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Grida njoftoi lënien e mandatit.
“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën.
Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa i parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Por pengu im i ditës së fundit, goditja që më më bënin mua, godisnin tim bir, nuk do t’ja fal kurrë politikës së llumit. Uroj që këto goditje për të të kenë qenë mësim për jetën që ai të njoh fytyrat e shtirura”- tha ndër të tjera Grida Duma.
Duma ka mbajtur postin e Zëvendësministres e Integrimit të Republikës së Shqipërisë nga tetori 2011 deri shtator 2013 në kabinetin Berisha.
Në vitin 2014 ajo u votua si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ndërsa në 2017 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për tu rizgjedhur si deputete më 25 prill 2021 me 8.7 mijë vota.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#GridaDuma#PD#TopChannelNews

Комментарии