Top News - I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Rikthehet stuhia e reshjet e dendura

preview_player
Показать описание
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq me reshje shiu, por dhe dëbore në zonat malore. Kjo situatë pritet të vijojë edhe për disa ditë, teksa në orët e mbrëmjes do të përballemi me përkeqësim të kushteve atmosferike duke sjellë reshje të dendura, rrufe e stuhi.
Si rezultat i situatës hidrometeorologjike, Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës njofton se moti do të vijojë i tillë të paktën deri më datë 17. Për këtë arsye, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Nga ana tjetër, sipas Meteoalb, reshjet e dendura do të përfshijnë Shkodrën në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa stuhia që do të krijohet në zonën e Liqenit të Shkodrës do të zbresë më në jug me kalimin e orëve duke përfshirë Lezhën, Laçin, Rrëshenin, Burrelin dhe Bulqizën.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri në të dendura, shoqëruar me reshje shiu të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë.
Gradualisht në pjesën e parë të ditës reshjet e shiut do të humbasin intensitin, ndersa në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Në zonat malore temperaturat parashikohen të zbresin në 3 gradë, në zonat e ulëta në 8 ndërsa në zonat bregdetare në 12 gradë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Moti#TopChannel
Рекомендации по теме