Trump: Erdogan nje lojtar kalibri i shahut |Lajme-News

preview_player
Показать описание
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është shndërruar në objekt replikash mes rivalëve në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Duke cituar qëndrimin e rivalit demokrat se do të mbështesë opozitën turke për të larguar nga pushteti Erdoganin, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se liderët autokratë nëpër botë mezi presin që Joe Biden të zgjidhet president, pasi sipas Donald Trump, ai është një lojtar i dobët në arenën ndërkombëtare.
“Putin, Presidenti i Kinës, Kim Jong-Un, Erdogani i Turqisë, të gjithë këta janë lojtarë kalibri të shahut. Të gjithë këta e ëndërrojnë Joe Biden”.
Deklaratat, Trump i bëri pasi shefi i zyrës për shtyp të Presidentit turk, Faretin Altun solli në vëmendje disa deklarata të Joe Biden të bëra në Dhjetor të vitit të kaluar.
Biden kritikonte Trump që vazhdonte të mbante kontakte me Erdoganin, që po ndiqte kurs anti-perëndimor e anti-NATO duke bashkëpunuar me Rusinë e vende të tjera rivale.
Biden tha se do të mbështeste opozitën turke për të rrëzuar Erdoganin me zgjedhje të lira dhe jo me puçe. Alltun i quajti deklaratat si të papranueshme, aq më tepër që janë shprehur nga një kandidat për president në një vend aleat si Shtetet e Bashkuara.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bota...Trump, nje palaco i vertete...

barumbadum