filmov
tv
Ora News - PS: Prokuroria të hetojë aferat korruptive të PD, lobimin 1 mln dollarësh
Показать описание
Deputeti i partisë Socialiste, Ervin Bushati në një deklaratë për mediat, i kërkoi prokurorisë të nisë sa më shpejt hetimet për dy aferat korruptive sipas tij të Partisë Demokratike. Lobimin 1 milion dollarësh në SHBA dhe kontratën për skanimin në dogana. Bushati theksoi se prokuroria nuk mund të heshtë sepse rrezikon të bëhet palë e këtyre aferave.
Sërish nga kryesia e Kuvendit deputetët socialistë, kërkojnë që kreu i opozitës, Lulzim Basha të bëjë publike burimin e të ardhurave për shpenzimet e lobingut në Shtetet e Bashkuara, si dhe për kontratën me firmën e skanimit në doganë, ku Partia Socialiste pretendon se është një aferë korruptive
Pas heshtjes së Partisë Demokratike, Deputeti socialist , Ervin Bushati kërkoi që Prokuroria të mos heshtë, e cila sipas Busahtit rrezikon të bëhet palë në këto afera.
Bushati: Prokuroria e Shtetit, me heshtjen e saj, rrezikon të bëhet palë e këtyre aferave. Provat janë këtu, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë por edhe nga “Bloomberg”, rrjet informativ që ka inkriminuar me emër e mbiemër të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë.Është detyra e Prokurorisë që të tregojë se në këtë vend mund të ketë drejtësi.
Bushati i bëri thirrje prokurorisë të nisë sa më shpejt hetimin për këto cështje, të cilat sipas tij, nuk janë të vetmet afera korruptive të partisë demokratike
Për më shumë lexoni në: