filmov
tv
Ministri Basha njofton ndërtimin e 4 mijë apartamenteve të reja për të pastrehët - (14 Nëntor 2005)
Показать описание
Lajme arkiva 2005
Për herë të parë pas krijimit të qeverisë Berisha është mbledhur Komiteti Kombëtar i Strehimit i kryesuar nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit Lulzim Basha.
Sipas Bashës, ky komitet duhet të vendosë për ndërtimin e 4 mijë apartamenteve të reja për të pastrehët.
Ndërtimi i këtyre apartamenteve duhet të bëhet brenda 4 viteve në bashkëpunim me qeverisjen vendore dhe sektorin privat, duke përmbushur në këtë mënyrë dhe një nga objektivat e qeverisë Berisha.
Lulzim Basha: “Objektivat e qeverisë për strehimin të shpallura dhe në programin 4-vjeçare në parlament mund të përmblidhen si më poshtë:
1- Investim për ngritjen e 4 mijë apartamenteve objektiv i cili do të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi me qeverisjen vendore nga njëra anë dhe bashkëpunimit shtet-privat nga ana tjetër.
2- Zgjidhjen e problemit të strehimit, të familjeve qiramarrëse në prona private të ri kthyera dhe ky objektiv gjithashtu është i ndërthurur dhe i lidhur me objektivin e kthimit real faktik të pronës, pronarëve të tyre dhe në këtë kuadër trajtimi prioritar të familjeve të ish-të persekutuarve politik, të të dënuarve politik.”
Gazetare: Elja Zotka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!