Nikos Kotzias rrëzon çështjen 'Çame' - News, Lajme - Vizion Plus

preview_player
Показать описание
I vendosur nën presionin e opozitës greke, Ministri i jashtëm Nikos Kotzias ka mohuar faktin se çështja çame ishte pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare.

“Nuk ekziston çështja çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve”, shkruan Kotzias në një letër përgjigje për shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputetin Jorgos Kumutsakos.

Sa u përket negociatave, Kotzias bën me dije se ato “u fokusuan në çështjet dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet.

Ministri i Jashtëm grek vlerëson se në negociata u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane.

Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe “vërtetohet nga veprat konkrete”.

Kotzias këtu i referohet “ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me varrezat ushtarake për grekët e rënë gjatë luftës”, zhvillim që Ministri i Jashtëm grek gjen rastin ta përshëndesë edhe njëherë, duke nënvizuar që përgjigjja pozitive e Tiranës zyrtare dëshmon se “dialogu dhe bashkëpunimi mund të shpien në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
Рекомендации по теме
visit shbcf.ru