filmov
tv
'Në grevë urie para Bashkisë Kurbin', laçjani: Më grabitën pronën, hedhin inerte prej 4 vitesh
Показать описание
#oranews #greveurie #kurbin
Një qytetar nga Kurbini ka nisur një grevë urie përpara bashkisë. Anton Meta po pretendon se prona e tij është grabitur nga zyrtarë të bashkisë, ndërsa thotë se nuk do të tërhiqet nga kërkimi për të dejtën e tij. Meta e ka çuar çëshjten edhe në prokurori por kjo e fundit ka vendosur që të mos nis hetimet për rastin. Pasi nuk ka gjetur zgjidhje në lidhje me pronen e pretenduar prej tij në cilen hidhen inerte prej 4 vitesh, Anton Meta nga Laçi vendosi të sakrifikojë, duke ndërmarrë një veprim ekstrem.
Prej mëngjesit të së martes ai ka hyre në greve urie pa afat, para ambjenteve të Bashkisë së Kurbinit të cilën e akuzon se i ka grabitur pronën dhe tokën e tij, po e përdor prej 4 vitesh për hedhjen e inerteve të objekteve që janë shembur pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të. "Ka 4 vite që Bashkia Kurbin po tallet me mua. Në korrik të 2019 i jam drejtuar Bashkisë Kurbin për zgjidhje konflikti me këtë person që sot është 75 vjeç dhe është anëtar i Këshillit Bashkiak. Ma kanë marrë pronën dhe nuk më kanë thirrur asnjëherë në takim në zyrë," tha ai.
Andon Meta i cili e ka të lidhur jetesen me sektorin e bujqësisë paralajmerin përshkallëzim të reagimit të tij, nëse nuk do të kompensojet për dëmin e shkaktuar nga hedhja e inerteve në pronë.
"Pash që nuk ka zgjidhje tek Kurbini dhe i jam drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion në Lezhë. Ato e kanë parë të arsyeshme dhe dosjen e kanë çuar në Prokurorinë e Kurbinit. Prokurori i Kurbinit Arben Nikaj e pa të arsyeshme të pushojë çështjen," tha ai.
Qytetari nga Laçi pretendon se pronën e ka përfituar me ligjin 7501 dhe disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa në lidhje me rastin ende nuk ka patur asnjë reagim nga Bashkia e Kurbinit.
Follow Televizionin Ora News

Комментарии