Top News-Basha, mesazh përmes një video/31 vjet nga dita e zërit të parë të lirisë

preview_player
Показать описание
5 janar, ishte afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit i dha kreut të Partisë Demoraktike Lulzim Basha për të liruar zyrën e tij. Njëkohësisht, 5 janari shënon edhe datën e krijuar të gazetës Rilindja Demokratike. E pikërisht për këtë, numri një i opozitës ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale ku përkujton 31 vjetorin e krijimit të gazetës Rilindja Demokratike. Basha e ka cilësuar këtë gazetë, si themeluese të shrypit të lirë në Shqipëri.
Mëngjesin e 5 janarit 1991, pas një pritje gjysmë shekullore, “Fjala e parë” mbërriti në duart e shqiptarëve. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, u bë themeluesja e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit. Një tribunë refleksionesh mbi regjimin komunist e të shkuarës dhe mbi demokracinë e shumëpritur të së ardhmes, vepër e intelektualëve, gazetarëve, studentëve, që i’u bashkuan prej orës së parë Partisë Demokratike, për të sjellë fjalën e lirë, votën e lirë dhe ribashkimin me Perëndimin.”
Ndër të tjera, Basha shprehet se liria e medias në Shqipëri është në ditë të vështira, ndërsa garanton mbështjetje ndaj saj.
“Dhe të vështira janë ditët e sotme për mediat. Në një atmosferë mbytëse për lirinë e tyre, mes plagëve të vjetra të tranzicionit dhe të rejave të kësaj kohe sfiduese për të vërtetën, ato ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme, që askush të mos prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja”.
Mesa duket, Basha nuk po e konsideron si të mirëqenë ultimatumin e Berishës për të liruar zyrën e kryetarit të PD. Ndërsa pritet të shihet se cdo të ndodhë këtë të mërkurë me partinë opozitare dhe me paralajmërimin e ish kryeministrit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Basha#Mesazhi#TopChannel
Рекомендации по теме