filmov
tv
Shije Shtëpie – Emisioni 1 Prill 2025

Показать описание
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar:
Doloreza Rrapollari: Ekonomiste
Eneida Bica: Blogere
Maksi Rama: Gazetar (Klan News)
Gazetare: Ermelinda Ndoja
Gjoks pule me perime të pjekura në furrë
600 gr gjoks pule
4 patate mesatare
4 speca mix ngjyre
1 qepë
2 karrota
4 thelpinj hudhra
-Për salcën
1 filxhan kafe vaj ulliri ( 60 ml )
1 filxhan kafe ujë
1 lugë gjelle salcë koncentratë ( domate )
1 lugë çaj piper të kuq
1 lugë çaj trumzë
Kripë + piper të zi
Të gjithë përbërësit i presim në kubik sa një kafshatë dhe i vendosim në një tavë ku do ti pjekim në furrë. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e salcës i përziejmë mirë dhe këtë masë e shtojmë mbi perimet me mishin e pulës dhe i përziejmë mirë. I nivelojmë në tavë dhe i mbulojmë mirë me letër pjekje. Vendosim tavën në furrë në temperaturen 220 gradë për 35-40 min. Më pas largojmë letren e pjekjes, i përziejmë mirë përsëri dhe vendosin tavën në furrë dhe për 10-15 min derisa ato të piqen mirë. Mund ta shoqerojmë me bullgur, ose pilaf me oriz dhe kos.
Shënim: Mos shtoni shumë ujë për arsye se perimet do të nxjerrin vetë lëngjet e tyre, ndryshe ato do të bëhen si të ziera.
Pite e shpejtë me kungull dhe djathë ( Pa peta )
1.2 kg kungull të njomë ( të grirë )
3 kokrra vezë
150 ml vaj ulliri
150 gr miell misri
100 gr miell gruri
250 ml qumësht
200 gr djathë të bardhë
Kripë + piper të zi
Pastrojmë mirë kungujt e njomë e më pas i grijmë në rende nga ana më e trashë. I spërkasim me pak kripë dhe pasi i lëmë 15 min i shtryshim ato me ndihmën e një picetë për të larguar ujin e tij. Vendosim kungujt në një tas dhe shtojmë në të vezët, vajin, miellin e grurit + qumështin + djathin e thërrmuar + kripë dhe piper të zi. I përziejmë të gjithë përbërësit me duar. I nivelojmë në një tavë mesatare të madhësisë 33 x 22 cm. Dhe e vendosim piten në furrë në temperaturën 180 gradë për 50 min. Pasi të piqet e lëmë të bjeri pak temperatura e presim në feta dhe e shërbejmë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
#aimonavogli #maksirama
#eneidabica #dolorezarrapollari

Комментарии