filmov
tv
Neptun Bajko flet pas humbjes së thellë të Partizanit me Besën - (8 Shtator 2005)
Показать описание
Lajme arkiva 2005
Partizani kërkon të lërë pas humbjen e thellë që pësoi të mërkurën ndaj Besës. Ekipi është mbledhur për të analizuar gabimet e bëra në ndeshjen e fundit, si dhe për të përcaktuar strategjinë që do të ndiqet në vijim të kampionatit. Trajneri Neptun Bajko e ka cilësuar këtë analizë si të dobishme për të evidentuar gabimet, të cilat nuk duhet të përsëriten në të ardhmen. Në lidhje me ndeshjen e javës të dytë të kampionatit të zhvilluar në Kavajë, për Televizionin Klan trajneri Bajko deklaron:
Neptun Bajko: “Është edhe e lehtë edhe e vështirë të flasësh pas një ndeshje që ka përfunduar në një rezultat të thellë. Kjo nuk erdhi si pasojë e një presioni të bërë nga Besa. Ekipi u lëshua në saj të këtij presioni të niveli të lart të Besës dhe pësoi 4 gola. Humbja është e rëndë me përmasa që nuk na lejohet, por unë kam besim se ekipi duhet ta kaloj sa më shpejtë këtë gjë. Të gjitha problemet që kemi ne e dimë vet.”
Për trajnerin e Partizanit situata ishte deri diku e pritshme, kushtëzuar nga forma jo optimale e një pjese të lojtarëve. Në lidhje me derbin që do të zhvillohet të shtunën ndaj Dinamos, Bajko shton:
Neptun Bajko: “Unë mendoj që do jetë një Partizan tjetër nga pikëpamja e lojës. Te rezultati nuk do se çfarë të them se nuk trajner që parashikon. Unë them që ekipi do luaj. Do luaj mirë.”
Gazetari: Ervin Nikolla
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!