Ligji për mediat, Lesi, Rakipi dhe Bolino (25 Janar 2005)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2005

Pronarët e mediave apo familjarët e tyre deri në brezin e tretë nuk duhet të marrin pjesë në tenderat me fondet publike për të evituar konfliktin e interesave të tyre me bizneset që kanë të lidhura me tenderat shtetërorë. Ky është ligji i ri i sapo miratuar në Greqi me mjaft debate sidomos nga pronarët e multimediave të fuqishme si Mega të cilëve u preken direkt interesat. Një amendament i ngjashëm është paraqitur nga deputeti Lesi në Shqipëri disa muaj më parë dhe pritet në kalojë në parlament në muajin Shkurt.

Nikoll Lesi: “Qëllimi jonë mbetet që të pastrohet aq sa mundemi, po të paktën me ligj infiltrimi i medias, i pushtetit të katër nga disa biznese ilegale, të dyshimta, nga disa biznesmenë që kanë hyrë në media vitet e fundit. Kanë hyrë në media televizive dhe te shkruara vetëm për të mbrojtur interesat e biznesit të tyre dhe jo për të informuar dhe jo për të kritikuar pushtetet që janë në fuqi. Që kanë nevojë për një ligj të ri, të rrepat në këtë sens siç beri Greqia që të pastrohet përfundimisht media nga infiltrimi i këtij biznesi ilegal ose i dyshimtë i cili ka hyrë në media, pra ka hyrë në një pushtet të katërt. Ka hyrë në politikë dhe nesër pasnesër mund të jetë edhe pjesë e pushtetit siç është sot në segmente të pushtetit ekzekutiv.”

Kryetari i shoqatës së gazetarëve të Shqipërisë zoti Ylli Rakipi e shikon të pamundur këtë ligj pasi sipas tij media është një makinë e kontrolluar fort nga politika dhe grupet e biznesit.

Ylli Rakipi: “Ajo media që ushqehet nga vetvetja qëndron si biznes mëvete qëndron si minorancë në Shqipëri ndërsa media tjetër, media e trafikut të influencave e ka pushtuar jo vetëm grupet e mëdha ekonomike të vendit, por ka përfshirë edhe grupet e mëdha politike të Shqipërisë. Nisur nga ky fakt them që institucionet e shtetit Shqiptar sidomos parlamenti, por edhe shteti në përgjithësi, qeveria do të thosha në veçanti, nuk do të jenë të interesuara se kanë aksione, pjesë konkrete në këtë media dhe nuk do të jenë të interesuara që të bëjnë një ligj të tillë i cili i disfavorizon ato nga pjesëmarrja në këtë lloj tregu. Media është një makinë e kontrolluar fort nga institucionet, nga politika, nga grupet e mëdha të biznesit dhe si e tillë ajo funksionon vetëm në këtë mënyrë.”

Ndërsa gazetari i ANSAS Carlo Bolino duke paraqitur rastin e Kryeministrit italian Berluskoni, njëkohësisht edhe pronari i një grupi mediatik shprehet se një ligj i tillë i duhet vendit tonë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
join shbcf.ru