Arrestohet nje nga autoret e vrasjes ne Shkoder - News, Lajme - Vizion Plus

preview_player
Показать описание
Dy vëllezërit, Hydajet dhe Duel Mehmedaj janë ende në kërkim nga policia për ekzekutimin e Ridvan Ramazanit, i cili u vra me breshëri kallashnikovi në makinën e tij tip "BMW X5", në Dajç të Shkodrës. Ndërkohë në prangat e policisë kanë rënë Milkjor Gjoka, i cili dyshohet se është njëri nga autorët bashkë me vëllezërit Mehmedaj. Ndërsa, 2 të prangosurit e tjerë Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi akuzohen për moskallëzim krimit.Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën e krimit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 30 gëzhoja kallashnikovi.Sakaq, viktimës i është gjetur një pistoletë dhe një karikator me 11 plumba. Dy autorët e shpallur në kërkim, vëllezërit Mehmedaj janë nipat e Gëzim Mehmedajt që vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka në vitin 1993. Autorët kanë pasur një konflikt me djalin e 46-vjeçarit, ndërkohë që dyshohet se ky i fundit ka shkuar për të sqaruar sherrin, duke mbetur i vdekur.
Рекомендации по теме