Ora News - 'Ku punohet bëhen dhe gabime', Ambasadori austriak flet për vettingun dhe opozitën

preview_player
Показать описание

Opozita nuk duhet të jetë patjetër dakord apo në një linjë me ndërkombëtarët kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, duke folur nga Korça thotë se vettingu ka disa vonesa të vogla por është në rrugë të mbarë.

Sattler: Opozita nuk duhet të jetë patjetër dakord dhe në një linjë me ne. Roli i opozitës është në fakt të jetë një opozitë e besueshme, të ofrojë alternativa dhe të sjellë opsione të tjera. Unë mendoj se ka vonesa, thjesht të vogla që do kalojnë.

Megjithatë diplomati austriak pranon që procesi ka edhe gabime.

Sattler: Aty ku hahet bëhen thërrime, kjo do të thotë se aty ku punohet bëhen dhe gabime. E rëndësishme është që drejtimi të jetë ai i duhuri, dhe që shumë shpejt të kemi një sistem drejtësie shumë më të mirë se ai i 25 viteve të fundit.

Ambasadori austriak shpreh keqardhjen që palët politike nuk arritën dot kompromisin për të kaluar në Kuvend ligjin për shkollën e Magjistraturës, por nuk i humb shpresat.

Sattler: Më vjen keq që në seancën e fundit parlamentare nuk u arrit në një kompromis. Por jam i bindur që do të ketë një mënyrë për të arritur një kompromis dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po mirë mor ambasador punë e quan ligjin 7501, në shtetin tënd ka ndonjë ligj ku e bashkoim pronën dhe pastai e ndaimë në pjesë të barabarta se do ta fillim njësoi nisjen e rrugëtimit, ne jemi njerëz njësoi, po jo të mbështesësh të keqen ajo do të trokasi në atdheun tënd, forma ndryshon.

moisiguri