Policia dhunon familjen në Burrel (21 Tetor 2004)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2004

Polica e Matit ka terrorizuar familjen Kadiu në Komunën e Gurrës dhe ka plagosur me armë njërin prej djemve të pafajshëm të kësaj familjeje. Policia ka shkuar në shtëpinë e Juf Kadiut për të arrestuar djalin e tij Isuf Kadiun, i shpallur në kërkim për shkak se tre muaj më parë ai ishte grindur me një djalë nga fshati fqinj, por familjarët tregojnë se me ndërmjetësim e kishin shuar sherrin. Familjarët tregojnë kohën kur policia ka rrethuar dhe ka kontrolluar shtëpinë si dhe minutat e tmerrit nga uniformat blu.

“ Iu thashë më lini djalin se nuk ka faj, por ata e kanë marrë deri tek ura e Shën Batrës. Më kanë torturuar dhe mua duke më rrahur pas çunit dhe nuk më lanë gjë pa bërë. Për t’u ndjekur, ndiqet vetëm Isufi.”

Gazetari: “Po Ladi?”

“Ladi jo.”

Gazetari: “Ku është plagosur Ladi?”

“Është plagosur në këmbë.”

“Erdhi policia, pa thënë se janë policia, hynë direkt brenda, nisën duke na sharë dhe ofenduar. I thanë nuses së vëllait, trego ku e ke burrin ose do të të godasim. Ajo ju tha kërkoni atë që kërkoni dhe jo mua. Erdhën brenda, përplasën, bënë zhurmë, na shanë, madje edhe kanë qëlluar, ja shikoni tek i kam gëzhojat. I kam mbledhur në oborr të shtëpisë.”

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

A tmir jan mi qu n ukrahin me tju hi me dron mi ba sallat

sarabrahimi