Top News - Veliaj nuk e miraton kërkesën e Berishës/ ‘Bllokon’ protestën më 6 dhjetor, shkak samiti

preview_player
Показать описание
Bashkia e Tiranës nuk e miratoi kërkesën e Partisë Demokratike për të mbajtur një tubim në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", më datë 6 dhjetor, ndërsa përmes një dokumenti zyrtar, propozon që protesta të mbahet në sheshin ‘Skënderbej’.
Në përgjigjen e saj, Bashkia thotë se për shkak të zhvillimit të samitit BE- Ballkani Perëndimor, në të njëjtën ditë me protestën e thirrur, e ka të pamundur ta pajisë PD-në me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit tek "Dëshmorët e Kombit".
Pjesa më e madhe e rrugëve, përfshirë bulevardin Dëshmorët e Kombit, do të jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, për këtë arsye, që të mos cënohet e drejta për tubim, propozohet që ky organizim të mbahet në Sheshin Skënderbej.
Reagimi i Bashkisë, vjen në një kohë kur edhe policia e shtetit, refuzoi kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha për mbajtjen e protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Protesta e thirrur nga Berisha më 6 dhjetor, solli reagime të ashpra nga maxhorana, anëtarët e së cilës, e cilësuan si turp veprimin e ish kryeministrit për thirrjen në tubim, në një ditë kur në Tiranë so të mblidhen liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimor.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Veliaj #Protesta
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

e kujte i plasi se cfare ben veliaj, opozites nuk ja mbylle dot njeri gojen okk

moneilo