Jeta ime e jashtëzakonshme, jeta ime e vështirë - Adelina Ismaili - Episodi 137 (29 nëntor 2024)

preview_player
Показать описание

Video me Adelina Ismailin

Adelina Ismaili erdhi siç nuk e prisja, e gëzuar, e emocionuar, mirënjohëse, a thua se ajo nuk ka jetuar një jetë të jashtëzakonshme. E prisja me interes, por me vetëdijen se do ishte tekanjoze dhe disi e largët.

Janë disa tipare që i kanë artistët që kanë bërë epoka, siç ajo.
Nga ana tjetër, unë nuk e di asnjëherë sesi do të shkojë një bisedë në podcast.

Ndonjëherë njerëzit kanë historinë, por nuk kanë forcën e rrëfimit, ose ju mungon kurajoja për të ndarë pjesë nga jeta me publikun.

Unë di t’ju them se Adelina Ismaili nuk ka dhënë kurrë një intervistë kaq të fortë për jetën e saj për kohën qëkur ishte fëmijë, më pas në kulmin e famës dhe suksesit, më pas kur ecte mbi prush e thëngjinj, duke u bërë ndoshta gruaja artiste më e shënjestruar dhe sulmuar nga mediat, politika.

Ajo tregon se kurrë nuk e ka marrë seriozisht suksesin apo jetën e saj. E ka jetuar si një lojë dhe shumicën e kohës e ka shijuar, por edhe është lënduar, si asnjë.

Nëse jeni rritur me adhurimin për të dhe jeni frymëzuar nga revolucioni i kohës së Adelinës, që sot e kësaj dite është vështirë të kuptosh se nga i dinte ajo disa gjëra që janë trend sot dhe ajo i bënte para 30 vjetësh, të gjitha përgjigjet do t’i gjeni në episodin 1 orë e 6 minuta.

#adelinaismaili #mirakazhani #rrefimjete
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Adelina Ismaili eshte idhulli im nga adoleshenza dhe do tè jete gjithemone. Je Diva e shqiperise. Tè adhuroj 😍

gentjanakaja
Автор

Respekt për Adelinen, është mbretëresha e muzikës Shqip pa asnjë dyshim!
Jeta nuk është e lehtë për askënd, sepse sikur të ishte jeta e lehtë, edhe bota do kishte një kuptim tjetër!

efremefrem
Автор

Adelina kengetare e adoleshences sone...me dimensionet e kengetares tjeter te madhe Nexhmie Pagarusha...pervec talentit eshte bukuri natyrale....ska nevoje per fryrje buzesh..

stavrimacoku
Автор

Zoti te dhente jete e shendet ne familjen tende

julindakumanaku
Автор

Sa grua e bukur, brenda dhe jashtë! DIVA SHQIPTARE!

elidaketa
Автор

Mira Kazhani, je gjigante në mënyrën se si artikulon pyetjet dhe komplimentet. Je e veçantë dhe shumë profesioniste në çdo podcast tëndin. Adelina, je një revolucion i tërë, por thjeshtësia jote të bën akoma më të madhe.

ensuelakaca
Автор

Historia e muzikes moderne shqiptare mban vulen e Adelina Ismailit. Diva shqiptare te cilen lum ne qe e kemi e sa bukur qe na e fali zoti ❤ Respekt 👑

illyrian
Автор

Adeline diva e kenges shqip mbas te madhes Nexhmije Pagarushes kur dole ne skene dhe kendoje ishe shume e bukur por kur dole transparent (sigurisht me te brendeshme te kuqe) ishe nje perri apo nje shojzavalle mendova sa e lire ishe pa komplekse jam kenaq pa fund artistet e mbetesh edhe tani Uliksin ta kesh sa malet edhe mikun shokun burrin e jetes

fluturakellici
Автор

Jemi rritur me kenget e kesaj qene super dhe sot je nje zonje e vertet🥰

idk
Автор

Adelina, ylli ma i madh i skenes shqiptare.! Askush asnjehere sdo kapi famen dhe impaktin e saj.! Me e komentuara, me e klikuara, emri me i shitur ne treg, njeri me impaktin me te madh ne skenen muzikore, e mencur e bukur, talente, origjinale .! Nuk do kete kurr nje Adelina te dyte .! Faleminderit Mira per Adelinen .! DIVA je ne cdo tipar Adeline.! ❤

dinnaademi
Автор

Adelina pervec stilit ekstravagant skenik duhet theksuar edhe se ka qene, nder vajzat e para shqiptare; feministe, atdhetare, “trend setter”, lgbt ally, ikone mode, dhe autentike ne cdo gje. Shume dashuri per ty Adelina! ❤

k.b.
Автор

Shume e bukur si interviste. Adelina shume e sinqerte. Ikona e brezit tone. Te lumte moj vajze per muziken qe ke bere e qe ben.❤❤❤

iruelan
Автор

Në këtë lloj dimensioni nuk e kisha imagjinuar Adelinën kurrë😊 por di që kam ngrënë shpesh "dru" prej saj😂. Unë kam qënë më pak se 5 vjeç kur Adelina këndoi "zemrën nuk ta fal", , nuk e kuptoja fare as tekstin, as "zhveshjen", po më pëlqente shumë melodia, energjia e sa kërcehej në skenë, dhe e imitoja, jo vetëm duke e kënduar tekstin fjalë për fjalë, por edhe duke u zhveshur😂 për pasoj, kam marrë shapka e shpulla, pa e kuptuar pse-në, e megjithatë vazhdoja ta imitoja prape😂 nuk hiqja dorë për qamet😂. Madje kur erdhi motra në jetë, doja ta quanim Adelina, po s'më la njeri😂. Ti Mira e ke ktë talent që të shpalosësh më të mirën prej të ftuarve.❤. Adelina Ismaili është vërtet DIVË në të gjitha aspektet😍❤🌻

ngjyratejetes
Автор

Sa mire qe na e riktheve Adelinen ne memorjen tone ...tani ne dimensione te tjera ❤ kenaqesi e vecante ❤❤

anilamustafaj
Автор

Adelina jonë, Adelina që ka kaluar shumë vështërsi por sot është kjo grua e rëndë me një familje rë bukur dhe me një karrier që ngelet në maja akoma,
Faleminderit e mira Mirë që na sjell këto intwrvista ..

elsaalliu
Автор

Mbretresha shqiptare ylli jon adelina ismajli turp per ata gazetar te lig e zemer prisht qe kan ba asi gjest te poshter .nuk mund tet zavendson askush ❤❤❤

selvetbeqiri
Автор

Oj Adelin, je si shpirt, e mrekullueshme, nder te paktat VIP-a qe ka Shqiperia e Kosova!❤ @Mira Kazhani me e mira! 💗

olianacunajelmazi
Автор

E bukura Adeline, ti je si rreze dielli ne te gjithe Shqiptarine. Lum ne qe te kemi! Rrofsh sa malet moj drite dielli.

KeepCalmBossy
Автор

Diva unike dhe avantgarde. Me e miraaa Adelina jone

artevents
Автор

Adelina gjithmon me ka dhen ndjesin e një femrës intelektuale dhe shum të fort. Thjesht është një ikon e gjeneratës ton.❤

jesminaharapej