Top News - Shqipëria në ‘listën e bardhë’ të Britanisë / Azilkërkuesit do të kthehen në atdhe

preview_player
Показать описание
Qeveria e Rishi Sunak po shqyrton mundësinë për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve që vijnë nga vendet "e sigurta" , mes të cilave edhe Shqipëria. Ministrja e Brendshme, Suella Braverman do të ndjekë një politikë të re për krijimin e një "liste të bardhë" të vendeve që konsiderohen të sigurta nga Mbretëria e Bashkuar.
Kërkesat për azil të qytetarëve nga këto vende do të konsideroheshin të pabazuara, përveç rasteve kur emigrantët janë në gjendje të provojnë të kundërtën.
DailyMail raporton se lista e bardhë do të përfshijë edhe Shqipërinë, që përbën pak më shumë se një të tretën e personave që kalojnë kanalin e La Manshit. Emigrantët që mbërrijnë me gomone nga një prej vendeve të konsideruara të sigurta do të ndalohen në vendgrumbullimet në Manston ose në qendra të tjera pritëse.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme u shpreh për Daily Mail se po bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të përgjuar grupet e strukturuara kriminale dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Madje shtoi se këtë vit një numër i madh shqiptarësh po rrezikojnë jetën e tyre dhe po bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të panevojshme drejt Britanisë së Madhe përmes mjeteve të paligjshme, dhe kjo po mbingarkon sistemin e azileve.
Një grup prej 50 deputetësh kanë propozuar refuzim të kërkesave për azil nga aplikantët nga vendet e sigurta, si dhe një plan për të deportuar të gjithë azilkërkuesit që janë trafikuar ose janë "viktima" të skllavërisë moderne.
Shifrat e fundit, të cilat janë publikuar nga Ministria e Brendshme, tregojnë se ka pasur 33,029 mbërritje me gomone në Mbretërinë e Bashkuar nga janari deri në shtator të këtij viti. Nga ky total, 35 për qind ishin shtetas shqiptarë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Azilkërkuesit#Britani
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Europa është e madhe. Shqiptari shkon në Angli!
Duam atë që është më larg

berlingermany