“Në 99% të rasteve është e pamundur”, Ozaj debat me logopeden: E ke humbur betejën që në nisje

preview_player
Показать описание
Teksa fëmijët rriten e zhvillohen, e njëjta gjë ndodh me sjelljen e tyre. Një fëmijë që nuk ka teka më vonë mund të jetë i pabindur, një sfidë e vështirë me të cilën prindërit mund të përballen teksa duhet të disiplinojnë fëmijën e tyre me format më të mira të komunikimit.

Ndërsa teoria thotë se shprehjet mohuese si “jo” apo “mos” nuk i bëjnë mirë fëmijës, siç shprehet edhe logopedia Xhulia Xhaja në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kjo bie ndesh me praktikën. Artenisa Ozaj, sipërmarrësja, kundërshton logopeden sepse sipas saj, në 99% të rasteve është e pamundur që prindërit të mos i drejtohen në mënyrë të tillë fëmijës.

Artenisa Ozaj: Atëherë, siç e thamë dhe më parë, ne përpiqemi të bëjmë maksimumin dhe të japim maksimumin, por është e pamundur. Nëse do jemi në jetën e përditshme, pa diskutim që do jenë fjalë që do të përdoren. Është e pamundur të mos i thuash njëherë “mos, mos e bëj këtë” ose “mos shko aty se do rrëzohesh”. Domethënë qëkur jemi shumë të vegjël… janë disa gjëra që patjetër, ne themi idealja është të bëhet kështu, por në të vërtetë, në 99% të rasteve nuk ndodh kështu. Ne na merr ajo rutina e ditës dhe pastaj sa mirë do ishte që të ishte ashtu…

Xhulia Xhaja: Unë them gjithmonë që problemet e disiplinës janë problem i prindit. Nëse ne jemi një prind me mendësinë që kjo është e pamundur, nuk do arrish dot as deri te 50-a.

Artenisa Ozaj: Atëherë, një sekondë, një sekondë, të lutem tani se dua të futem një çikë. Ne nuk jemi persona siç jeni ju që merreni vetëm me fëmijët dhe pa diskutim e bën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme këtë gjënë sepse ty të vjen natyrshëm. Unë jam një person që bëj dy punë në ditë dhe jam gjithë kohës e ngarkuar dhe kur shkoj në shtëpi, të rri tani… është totalisht e pamundur. Në diskutim jam absolutisht pro që duhet të jetë kështu si thua ti, por nuk bëhet gjithmonë. Tani po flasim prej vërteti dhe e vërteta është kjo, patjetër që idealja është ajo.

Xhulia Xhaja: Okej, nuk bëhet gjithmonë është tjetër gjë dhe ta konsiderojmë 99% të pamundur, edhe me këtë nuk jam dakord sepse unë me jetën time kam shumë prindër prezent, që jo domosdoshmërisht kam lidhje familjare. Dhe kam parë prindër që punojnë 8 me 8 për shkak të ngarkesës, kushteve ekonomike etj, etj.

Artenisa Ozaj: Dhe pastaj?

Xhulia Xhaja: Kur kanë arritur të menaxhojnë fëmijë me autizëm dhe probleme të thella të zhvillimit të disiplinës, etj, etj, asnjë gjë nuk është e pamundur.

Sa i përket autizmit, Artenisa shprehet se kjo është diçka krejt tjetër, por në jetën e përditshme, vijon ajo, është e pamundur që të evitohet përdorimi i fjalës “mos”. Logopedia thotë se duhet marrë iniciativa pasi nëse mendojnë që në fillim se është e pamundur, beteja është humbur.

Xhulia Xhaja: Në momentin që kemi një mendësi prindi që është 99% e pamundur, është e humbur beteja që në nisje, e kupton, sepse të paktën duhet të marrësh iniciativën për ta bërë këtë gjë, që do të thotë…

Katerina Trungu: Iniciativën ti e merr, absolutisht.

Xhulia Xhaja: Okej, por në vend që t’i thuash “kujdes se u rrëzove” që më shumë tregon ankthin, panikun e prindit se çfarë do t’i ndodhë fëmijës, ti mund t’i thuash “kujdes ku hedh këmbën” ose thjesht mund ta marrësh për dore.

Artenisa Ozaj: Katerina, të lutem pas 3 vitesh do ma ftosh përsëri doktoreshën.

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #xhuliaxhamehaj #zhyljetagrabocka #artenisaozaj

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Të jesh prind është përgjegjësi, dhe duhet të jetë përgjëgjësi primare, s'ka çtë duhen 2_3 punë nëse nuk gjen durimin e kohën për fëmijën tënd, ti përkushtohesh atij, ti falësh siguri e vëmëndjen e duhur. Gjithçka është e mundur, dhe kur një profesioniste të thotë që duhet të përpiqemi, ti bëjmë këto gjëra për të mirën e fëmijës, minimalja që një prind mund të bëj është, thjesht të fillojë të provojë, me aq sa ka mundësi. Sepse profesionistët diçka më shumë dinë, se kot nuk janë.... Ju uroj suksese për emisionin, dhe temat interesante që trajtoni. 🌷

mesuesematematike