filmov
tv
Pamje/ Lihet në burg turku Faruk Fatih Özer, i akuzuar për mashtrim me kriptomonedha
Показать описание
#oranews
Është lënë në burg shtetasi turk Faruk Fatih Özer i cili akuzohet se është arratisur nga Turqia për mashtrim të mijëra shtetasve turq për të investuar në kriptomonedha.
Kështu Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Elbasanit më herët.
Gjykata e Elbasanit vendosi më 2 shtator 2022 masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin turk Faruk Ozer.
Ozer, jo vetëm që ka mohuar akuzat por ka thënë se ky që po i bëhet është një sulm politik.
Policia ra në gjurmët e Faruk Fatih Ozer rreth 10 ditë para se ai të arrestohej më 30 gusht 2022 ndërsa besohet se ai është mbajtur nën përgjim, deri në arrestimin e tij.
Më 20 prill të vitit 2021 ai u arratis nga Turqia ku akuzohet kishte mashtruar qindra qytetarë, të cilët investuan paratë në monedhën virtuale turke “Thodex”, një sipërmarrje e dyshuar si mashtruese që drejtohej nga Ozer.
Në dosjen hetimore e cila po gjykohet nga Gjykata e Lartë e krimeve në Stamboll, në aktakuzën kundër Ozer përmenden të paktën 2 mijë e 27 viktima, të skenës mashtruese të tij, ndërkohë që prokuroria atje ka kërkuar 40 mijë e 540 vite burg për akuzat e “krijimit dhe drejtimit të një organizate”, “pastrimit të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi” dhe "mashtrim i me pasoja të rënda"
Follow Televizionin Ora News